Seksioni Kundër Krimit Ekonomik e Financiar ndaloi dje të kërkuarin Kimet Lamçja, 45 vjeç, banues në fshatin Gjergjan, pasi Gjykata e Elbasanit e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “shpërdorim detyre”. Në pranga ranë edhe të miturit M. B., 16 vjeç dhe A. D., 17 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vjedhur me dhunë një celular Sh. Xh. Në kërkim u shpall 24-vjeçari E. M., 24 vjeç, që duke punuar tokën me traktor ka shtypur për vdekje në Gramsh, Vesel Tafën, e më pas u arratis.
