Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një banesë në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit.
Raportohet se kanë shpërthyer dy panelet diellore, të vendosura në çatinë e banesës. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.
Shkak i shpërthimit dyshohet të jetë bërë një defekt teknik. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.
o.j/dita
