Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë po punohet përsëri. Afati 1 korrik i lajmëruar është shtyrë përsëri për shkak të punimeve që duan kohë. Drejtoresha e njësisë së menaxhimit të projektit Tiranë-Elbasan, Majlinda Gjonaj tha se bllokimi i rrugës është kërkuar nga “Aktor” për ta përfunduar atë në kohë. Për të mos penguar lëvizjen e qytetarëve, shton zonja Gjonaj, po bëhet bllokimi i rrugës me afate të shkurtra kohore. Afati më i ri për hapjen e tij është dhënë data 12 korrik. Më parë u lajmërua se do hapej më 28 qershor dhe u shty për në datën 1 korrik.
