Elbasan, shufra e hekurit plagos 2 punëtorët e “Kurum”

anazapta

Dy punëtorë të Uzinës së Shkrirjes së Çelikut në Elbasan janë aksidentuar ditën e djeshme. Sipas policisë, Agim Alia dhe Luan Ajazi, kanë mbetur të plagosur pasi janë goditur nga një shufër metalike. Aksidenti mendohet të ketë ndodhur nga pakujdesia, ndërkohë që dy të plagosurit janë çuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia nisi hetimet dhe mori në pyetje të plagosurit që u trajtuan në spital për lëndimet që pësuan.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *