Tre persona kanë mbetur të plagosur mëngjesin e djeshëm, në një aksident rrugor në qytetin Elbasanit. Burime nga policia bënë me dije se një motor “Skuter”, me targë AE150, është përplasur me një çiklomotor dhe për pasojë janë plagosur tre persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur. Të njëjtat burime sqarojnë se një nga të plagosurit është në gjendje më të rëndë. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia dhe një tentativë parakalimi.
