Një punonjës i CEZ-Shpërndarje është dhunuar mesditën e djeshme, pasi ka shkuar për të prerë energjinë elektrike të një abonenti debitor. Lajmi bëhet me dije nga Kompania CEZ. “Elektricisti Vladimir Skilja po ngjitej në shtyllë për të prerë lidhjen e një abonenti debitor ndaj kompanisë në zonën Kraste e Madhe në Elbasan. Në këtë moment u sulmua nga Pal Bezhani”, thuhet në njoftim. Ngjarja është denoncuar dhe policia ndaloi të dyshuarin Bezhani për sulm për shkak të detyrës.