Elbasan, tenton të vrasë rojen e nënstacionit elektrik, prangoset

redaktor

Policia e Elbasanit ka parandaluar një vrasje në afërsi të nënstacionit elektrik në Bradashesh. Efektivët e komisariatit vunë në pranga Qemal Qosen, i cili tentoi të vrasë me automatik 40-vjeçarin me inicialet A.P. Ky i fundit është punonjës i firmës “Doko”, e kontraktuar nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për të kryer punime në nënstacionin elektrik Bradashesh. Sipas policisë, gjithçka ka ndodhur për motive banale, por pa sqaruar konfliktin konkret mes tyre. Policia dhe prokuroria po hetojnë rrethanat dhe motivet e konflikteve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *