Elbasan, tregtarët kundër vendimit të Bashkisë

anazapta

Tregtarët ambulantë të cilët prej 15 vjetësh tregtojnë në afërsi të qendrës së qytetit, kundërshtojnë urdhëresën e bashkisë, që u kërkon që nga dita e nesërme të largohen nga këto ambiente. Tregtarët të irrituar nga ky vendim i papritur i Policisë Bashkiake, shprehen se kanë mbi 15 vjet që ata ushtrojnë aktivitet në këto ambiente dhe janë taksapagues të rregullt. Sipas tyre, largimi nga këto ambiente do të thotë t’u heqësh bukën e fëmijëve. Por sipas bashkisë së Elbasanit, kjo nismë është për lirimin e vendeve publike dhe për t’i hapur rrugë investimeve të fundit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *