Elbasan, vdes në spital 24-vjeçari i plagosur në aksident

Dita

Aksidenti që ndodhi rreth mesnatës së premte në Elbasan me 4 të plagosur rëndë, shënon edhe viktimën e parë. Indrit Alla, 24-vjeçari i aksidentuar, ka ndërruar jetë mëngjesin e djeshëm në spitalin e qytetit. I riu nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të shumta që kishte marrë në aksident.

Aksidenti ku humbi jetën 24-vjeçari ndodhi në lagjen “Aqif Pasha”. Dy automjete një tip “Toyota” me targë EL0642C dhe tip “Opel Astra” me targë AA044BC, u përplasën në kryqëzimin e rrugës “Rinia” me “Rrugën e Re” dhe fillimisht pati 4 të plagosur.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *