Elbasan, vetura përplas motoçikletën, plagoset drejtuesi

Leda Hysa

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur nga përplasja e një automjeti me një motorçikletë.

Ngjarja ka ndodhur tek kryqëzimi i Unazës së Re të trenit.

Drejtuesi i motoçikletës është  dërguar në spital për të marrë e parë ndihmën mjeksore. Ai  ka marrë disa plagë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes por sipas policisë Elbasan është identifikuar. Sakaq po punohet për shkaqet e aksidentit dhe për kapjen e drejtuesit të mjetit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *