Hyn në ditën e 12-të protesta e drejtuesve të furgonëve 8+1 në disa qytete, kundër urdhrit të Ministrisë së Transporteve për moslejimin e marrjes së pasagjerëve në kthim dhe informalitetit. Në Elbasan, Korçë, Kukës, Shkodër, Berat, Vlorë shoferët protestojnë kundër vendimit për kthim pa pasagjerë. Taksisë 8+1 bllokuan sot paradite një krah të rrugës Elbasan-Tiranë. Shoferët e taksive u shtrinë në rrugë duke bllokuar qarkullimin, pasi furgonët taksi 8+1 ishin nisur drejt Krrabës, por u ndaluan nga policia.