Elbasan, vjedhje dhe plagosje, 5 të arrestuar në një ditë

anazapta

Policia e Elbasanit ka zhvilluar një operacion që zgjati 24 orë në ndjekje të personave të kërkuar apo të dyshuar, ku 5 prej tyre u arrestuan për vjedhje dhe plagosje. U ndaluan Altin Dema, 24 vjeç, banues në Peqin, Arben Metani, 23 vjeç, nga Elbasani dhe Kristian Kovaçi, 18 vjeç, që dyshohen për vjedhje në seri gjatë muajve të fundit në dyqane dhe banesa. Kurse Gëzim Hoxha, 30 vjeç, banues në fshatin Trashë ka qenë i dënuar për drejtim mjeti pa patentë dhe Elton Kila, 30 vjeç akuzohet për veprën penale të plagosjes.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *