Elbasani merr çmimin e madh 2,568,800 lekë, “Pezho 107” në Tiranë
Pesë udhëtime turistike, televizor, iphone, laptop, dhe çmime në zarfe mbi 20,000 lekë ishin surprizat e radhës në shortin special të verës që u hodh gjatë ditës së djeshme në Telebingo Shqiptare.
Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë së fituesve me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 14777 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 242 persona të tjerë, ku secili prej tyre siguron 3180 lekë.
Fitues të dy biletave janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 8, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Shorti special i verës ka gëzuar me dhurata e çmime të mëdha dhjetëra pjesëmarrës të rregullt të lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare.
Ndërkohë, me mijëra ishin edhe fituesit e shortit të goglave, ndërmjet tyre edhe bingo milionere prej 2,568,800 lekësh. Surprizat kanë nisur me përzgjedhjen rastësore të kontrabiletave në lojën telefonike, ku fituesit rrëmbyen dhjetëra çmime të mëdha, si udhëtime turistike, televizorë, iphone, laptop, shumë të lakmuarën “Pezho 107”.
Kujtimi në Durrës ishte i përzgjedhuri i parë si fitues në lojën telefonike, ku në betejën me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe ka siguruar nga Telebingo Shqiptare 60,000 lekë. Loja telefonike është zhvendosur më tej në qytetin e Korçës, ku Eli ka vijuar të luajë me çmimet, duke u shpallur fituese e plot 70,000 lekëve.
Fati i ka buzëqeshur më së miri edhe të përzgjedhurit të radhës në qytetin e Fierit. Me mbajtjen e tre tre zarfeve të preferuara familja Çoba i është gëzuar shumës prej 50,000 lekësh, të cilës i është bashkuar si dhuratë edhe një udhëtim turistik, ofruar nga mbështetësit financiarë të programit.
Mjaftimja në kryeqytet i është bashkuar listës së fituesve të lojës telefonike, duke rrëmbyer 20,000 lekë, 2 orë, si dhe një udhëtim turistik. E fundit që ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve fshihej makina “Pezho 107”, ishte Elida në Lushnje.
Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë zarfin e duhur, Elida ka fituar 30,000 lekë, një televizor, si dhe një tapet të ofruar nga mbështetësit financiarë të programit. Harta e fituesve është zgjeruar edhe më shumë, me mijëra fitues të tjerë të përzgjedhur nëpërmjet shortit të goglave për bingon milionere të javës prej 2,568,800 lekësh.
Ky çmim është ndalur në qytetin e Elbasanit, ku dhe rezulton të jetë blerë dhe bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë së fituesve me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 14777 lojtarë.
Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 242 persona të tjerë, ku secili prej tyre siguron 3180 lekë. Fitues të dy biletave janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 8, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me përzgjedhjen e fituesve të tjerë. Kësaj here bëhet fjalë për fituesit e çmimit tradicional të javës në dhjetë telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës. Të gjithë telefonuesit që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë që Telebingo ka bërë në shtëpitë e tyre, janë shpallur fitues të 20,000 lekëve.
Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fitues të një laptopi dhe iphone, dy familje në Shkodër dhe Pogradec. Ndërsa familja Çani, Jaçe, dhe Leka kanë mundur të rrëmbejnë tre udhëtimet turistike të mbetura.
Ndërsa familja e Sami Bardhit në kryeqytet është treguar e vëmendshme për të dhënë përgjigjen e duhur në telefonatën surprizë të Telebingos duke u shpallur fituese e makinës “Pezho 107”.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.