Elbasani nderon Sadikun

redaktor

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, tashmë është mirënjohja e qytetit të Elbasanit. Titulli i është dorëzuar nga vetë kreu i bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini në një ceremoni të posaçme.

Sadikut i jepet titulli “Mirënjohja e qytetit” me motivacionin “për kontributin e vazhdueshëm si futbollist në ekipin tonë kombëtar të futbollit, në kualifikimin për kampionatin evropian France 2016.

“Sadiku nderoi jo vetëm qytetin e Elbasanit, por të gjithë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ndodhen. U realizua ëndrra e çdo shqiptari”, u shpreh kryetari i bashkisë, z. Sejdini. Sadiku nga ana e tij i dhuroi kryebashkiakut bluzën e tij me numrin 10.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *