Fitorja minimale me Vllazninë në “Qemal Stafa” praktisht ka siguruar vendin e tretë për Partizanin në Superiore. Në fakt, matematikisht të kuqtë mund ta humbasin këtë pozicion nëse dështojnë të marrin pikë me Elbasanin, ndërsa Tirana fiton me Teutën. Mirëpo në kampin e kuq as që e mendojnë se Elbasani mund të bëjë rezistencë, aq më tepër që sfida nuk do të luhet në “Elbasan Arena”. Të dyja skuadrat me konsensusin e Federatës Shqiptarë të Futbollit kanë rënë dakord që ky takim të zhvillohet në stadiumin e Kamzës, të premten në orën 17:00.
Trajneri Shpëtim Duro ende nuk i ka nisur përgatitjet për këtë takim formal, pasi i ka lënë futbollistët e tij dy ditë pushim. Mungesa e vetme e Partizanit ndaj Elbasanit do të jetë sulmuesi Racic, i pezulluar për arsye kartonësh. Formacionit titullar pritet t’i rikthehet portieri Alban Hoxha, i cili ndaj Vllaznisë mungoi për arsye dëmtimi. Në rast se Partizani fiton me Elbasanin, ndërsa Kukësi arrin të marrë tri pikë me Flamurtarin, atëherë formacioni i Shpëtim Duros do të mbyllnin sezonin si nënkampionë të Shqipërisë.

Korrigjojeni shkrimin. Nese Partizani fiton dhe Kukesi humbet,vetem keshtu Partizani behet nenkampion,jo ashtu si eshte shkruajtur me lart.
Fitorja e Kukesit, e mban skuadren veriore ne vend te dyte sic eshte deri tani!
PARTIZONI KAMPION,
PARTIZONI ZEMRA JONE,
MYTI FASHISTAT BARDH E BLU