Vargje të nënshkruara,
Preng Pjetri
Erdhi ky behar i parë
Vapa trupin ta përvëlon
Ti bre Lul, o ish-kryetar
Kah je nis, e kah po shkon?
Pate kenë rrit e zbukuru
Me kostum e kollarisur
Si kryetar të patën gradu
Lule letre, fletë e grisur.
Tash ke vesh kostum të zi
Çehrja fytyrës të asht ndërru
Kush ta prishi at’ bukuri
A thua Sala? Bre kjoftë mallku!
Pa më thuaj Lul o xhan
Kush të çarti me Saliun
Ju ka rënë djalli në sahan
E po lun si macja me miun.
Të pat thënë o Lulush djali
Kape kalin në kapistër
Tash ty keq të shkoi halli
T’u shujt ëndrra për kryeministër
