Kush paska thënë se me kalimin në opozitë mbyllet libri i llogarive?

redaktor

Kush vjedh paranë publike është i korruptuar, ndërsa kush nuk e vjedh atë, por edhe nuk lufton të ndëshkohen të korruptuarit, është budalla! Kaq mund të thuhet për një pjesë të fanatikëve të Sali Berishës që mbyllin sytë përballë pasurive të dyshimta të tij ndërsa kërkojnë edhe me qiri korrupsionin në oborrin e shtëpisë së Edi Ramës.

Por mund të thuhet edhe për qeverinë që pretendon të mos jetë e korruptuar ndërkohë që nuk bën gjithçka që të ndëshkohen të korruptuarit. Sepse tolerant me korrupsionin është ose i korruptuari, ose budallai. Por kurrë i ndershmi! Neveria dhe urrejtja e të ndershmit ndaj korrupsionit është organike pra, e pashmangshme.

***

Nuk i përkas kësaj kategorie shkretanësh që e ndajnë korrupsionin në të mirë kur është në kampin e tyre, dhe në të keq kur është në kampin kundërshtar. Prandaj, nuk mendoj se korrupsioni është një poshtërsi tipike vetëm për klanin berishist dhe se e majta është e imunizuar nga ai. Për këtë shkak, vite më parë, kam kundërshtuar korrupsionin e qeverisë së Fatos Nanos dhe kam kërkuar edhe largimin e saj.

Mjerisht, i gjithë ai aksion i shoqërisë civile (me Koalicionin Shqiptar Antikorrupsion dhe Zyrën për Mbrojtjen e Qytetarëve) u shpërdorua sepse në vitin 2005, u rikthye në pushtet Berisha me premtimin se do spastronte korrupsionin e trashëguar nga qeverisjet e socialistëve.

Por askush nuk u ndëshkua. Jo se Berisha ishte budalla, pra nga ata që i lë të tjerët të vjedhin dhe vetë rri me duar në xhepa, por se qe i korruptuar. Dhe huti nuk ja nxjerr sytë hutinit – thotë një shprehje e vjetër shqiptare. Mosndëshkimi i korrupsionit nanoist nuk qe një rastësi. As korrupsioni berishist që e pasoi në 8 vjetët e mëpastajme.

Dhe është sa e frikshme, por edhe dëshpëruese që pas dy vjetësh qeverisje të Rilindjes shohim se korrupsioni i madh berishist nuk është prekur fare. Vërtet mjafton alibia se nuk kemi akoma drejtësi apo prokurori të pavarur? Mos edhe këta rilindësit kanë të njëjtin plan si Berisha në 2005? Apo janë budallenj?

***

Koha do na japë përgjigje për këto dyshime. Por në këtë artikull, do fokusohemi tek dukuria e çuditshme e mbrojtjes së korrupsionit berishist nga tifozët apo fanatikët e tij.

Më konkretisht: “Dita” sapo ka publikuar në dy numrat e fundit disa foto. Në numrin e parë, vilat superluksoze të Farkës ku jetojnë ish-ministra të Berishës, mes tyre edhe i biri i ish-kryeministrit. Disa prej tyre, pallate të vërtetë. Thuhet se Shkëlzen Berisha jeton aty me qira, por dyshohet se qiraja është vetëm teknika për të pastruar prona të tilla, tepër diskredituese për standardet e një vendi kaq të varfër si Shqipëria. Por edhe 2000 euro në muaj qira, do të ishin një tejkalim i dyshimtë i të ardhurave të siguruara pa biznes po me një profesion modest konsulenti.

Shtëpia tjetër, botuar numrin e djeshëm është e kryeministrit Rama. Dukshëm më e vogël dhe brenda formatit të një investimi të realizuar nga jo pak familje shqiptare me punën dhe kursimet e këtyre 25 viteve tranzicion.

***

Ajo që të bën përshtypje nuk është verbëria dhe heshtja e prokurorisë. Tashmë po familjarizohemi me faktin që ajo as nuk shikon as nuk dëgjon. Por të bën përshtypje reagimi i fanatikëve berishistë. Meqenëse atë gjënë e Ramës nuk e shpallin dot monument të korrupsionit e kritikojnë si çmenduri arkitektonike.

Ndërkaq vilave të Farkës, monument përrallor i korrupsionit në raport me gjendjen e ekonomisë shqiptare, u dalin në mbrojtje. Racionalizimet janë të formës: “Ç’keni ju me Shkëlzenin, ai është në opozitë por merruni me Ramën se ai është në pushtet”, ose “jeni xhelozë për pasurinë e tjetrit” “është punë e tij” dhe të tjera banalitete si këto.

***

Po kush paska thënë se me kalimin në opozitë mbyllet libri i llogarive? Po të qe kështu, rotacioni do të qe një lavatriçe shumë e mirë për pastrimin e parave! E kundërta është e vërtetë. Kalimi i një qeverie në opozitë, është rasti më i mirë për të ndëshkuar korrupsionin e saj. Veçanërisht në vende si Shqipëria ku qeveritë i varin për këmbësh institucionet e pavarura duke i bërë të heshtin. Madje i bëjnë të heshtin edhe kur kalojnë në opozitë! Aq helmues është rrezatimi i korrupsionit që ato kanë përhapur.

***

Pra na bën përshtypje ekzistenca e masave, e turmave të fanatikëve pa ndjeshmëri kundër korrupsionit. Si shpjegohet kjo dukuri? Me faktin se edhe ata janë prekur nga rrezatimi kontaminues. Korrupsioni i një qeverie qenka si një shpërthim bërthamor, si një “Hiroshima” që i prek thuajse të gjithë. Mbrojtja që fanatikët i bëjnë qeveritarëve të korruptuar, shpjegohet me vetë korruptimin e moralit të tyre nga qeveritë.

Keqardhja është se, në pjesën më të madhe, këta fanatikë kanë përfituar nga qeveria e korruptuar gjëra krejtësisht normale që një qeveri e ka detyrë t’ua u ofrojë. Për shembull një vend pune. Por në kushtet kur një vend pune mbetet një gjë shumë e rrallë, të pasurit e tij është një “nder” që nuk mund të harrohet, madje që shpërblehet në kthim duke mbrojtur dhe votuar liderin e korruptuar që rron në një pallat.

Ndërkaq, Berisha është kujdesur që devocioni ndaj “nderit” të shkojë më larg se kaq, për t’u bërë i qëndrueshëm për disa breza. Ai ka vepruar me largpamësinë korruptuese të Cezarit që ju falte legjionarëve të kthyer nga lufta tokë, duke i shndërruar në votues besnikë. Enveri bëri reformën agrare në fshat, Berisha bëri reformën “agrare” në qytet. Nuk është rastësi që ai nxiti jo vetëm migrimin e njerëzve nga zona fshatare, duke “liberalizuar” grabitjen prej tyre të tokës dhe ndërtimin e shtëpive pa leje.

***

Nga këto politika, kanë gëluar ato masa që refuzojnë të shohin me neveri korrupsionin e klanit berishist madje, të votojnë edhe rikthimin e tij në pushtet. Pavarësisht pasurive përrallore që ky klan, nuk i fsheh dot më sepse buisin mbi lëkurën e tij (pallate, vila e makina luksoze) si djersa nga poret e një grykësi që nuk ka të ngopur.

E votojnë pavarësisht se pasuria e klanit berishist është vënë duke vjedhur paratë e tyre. E votojnë, pavarësisht se varfëria e tyre i ka rrënjët te pallate si ai që thuhet së banon Shkëlzeni. E votojnë edhe pse varfëria e tyre i ka rrënjët edhe te milionat e Bashës që i premton t’i shpëtojë nga varfëria!

Janë këto viktima që e kanë harruar atë doktor Saliun me kostumin e vjetër që këmbëngulte të jetonte në apartamentin e thjeshtë buzë Brrakës duke refuzuar pallatin presidencial. Tani jo më! Sepse nuk është mëkat që lideri historik të bëhet shumë i pasur edhe pse Shqipëria dhe shqiptarët mbetën përjetësisht të varfër.

Tashmë, kulti i lideri historik është betonuar dhe mbi këtë beton, mund të themelohet çdo pasuri përrallore pa patur frikë se mbështetja e verbër për të do të firojë. Sepse të korruptuarit do kenë aq tifozë, aq votues sa për ta mbajtur shtetin pezull në gjendje konflikti permanent dhe kërcënimi destabilizues.

***

Sepse për fanatikët nuk ka rëndësi që pushteti është i korruptuar. Për ta ka rëndësi vetëm që të jetë një pushtet që ata e quajnë “të tyrin”. Sipas kësaj mendësie, pushteti është i yti jo kur zbaton ligjin njësoj për të gjithë, por kur në shkelje të ligjit të fut ty në punë, duke flakur tjetrin. Prandaj edhe kur mësohet se djali i ish kryeministrit, që 10 vjet më parë premtoi të shfaroste korrupsionin, jeton në një pallat luksoz, s’ka fare problem.

Sepse ata e shohin si pasuri të shtëpisë së tyre politike. Për ta korrupsioni është i rrezikshëm vetëm kur shfaqet në qeverinë tjetër, atë armiken. Atij i kundërvihen me të gjitha forcat, madje kur nuk ekziston, e shpikin. E shpikin që ta rrëzojnë qeverinë e pakorruptuar vetëm që të vijë qeveria e tyre, edhe pse është e korruptuar. Kjo është ajo psikologji e pervertuar që i bën këta të shkretë që një shtëpi të kryeministrit Rama në fshatin Surel t’i duket si pallat, ndërsa pallati në Farkë ku Shkëlzeni nuk e mohoi se banon, t’ju duhet si kasolle. Që shtëpia e Ramës t’ju duket si mëkat, ndërsa ajo ku banon Shkëlzeni, si virtyt që ngjall jo neveri, por xhelozi!

***

Do duhet shumë kohë që Shqipëria të shpëtojë nga ky korruptim masiv i mendjes dhe moralit, arritur me sukses nga liderët historikë me teknikën perverse të zgjidhjes abuzive të halleve të masës (me anë të tolerimit të vjedhjes së tokave, ndërtimeve pa leje, kultivimit të drogës, mospagimit të energjisë) që ata vetë i kanë krijuar. Dhe rruga e vetme e shpëtimit është goditja e korrupsionit në shkallë të gjerë. Antikorrupsioni është sot jetik për shtetin. Reforma në drejtësi është me rëndësi kardinale por ndërkaq, a duhet pritur me duar lidhur sa të përfundojë ajo?

Prandaj qeveria e sotme, që premtoi antikorrupsionin, më e pakta që duhet të bëjë, është thellimi i transparencës mbi pasuritë e qeveritarëve të djeshëm edhe të sotëm. Inspektoriati i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive duhet të pushojë se qenuri një agjenci e degraduar në lavatriçe të pastrimit të pasurive së politikanëve të korruptuar.

Të gjithë duhet t’i faktojnë publikut se apartamentet, vilat, pallatet, makinat i kanë vënë me para të pastra. Mjaft më me deklarata mashtruese ndërkohë që pasuri mëkatare demonstrohen rrugëve gjithë arrogancë! Transparenca do t’i pakësonte edhe shanset e të korruptuarve si Berisha e Basha që, ndërsa s’dinë ku të fshehin milionat dhe pasuritë e tyre, akuzojnë qeverinë për korrupsione të shpikura me “jaguar”-ë.

Dhe heshtja, mjerisht e pritshme, e sistemit të kapur të drejtësisë ndaj rezultateve të kësaj transparence, do ta bënte edhe më evidente, më urgjente nevojën e reformës në drejtësi. Një reformë që mbështetet nga qeveria e Rilindjes të cilën, Berisha dhe Basha, prandaj nguten më kot ta rrëzojnë me “revolucion paqësor”.

Jo për të shpëtuar Shqipërinë, por veten. Sepse i vetmi revolucion paqësor që mund ta shpëtojë Shqipërinë është revolucioni antikorrupsion në drejtësi dhe në shtet.

Share This Article
25 Comments
  • i nderuar Andrea

    i perkas asaj shtrese shoqerore qe kur jepnit lenden e historise PPSH dhe Materializmit dialektik ne talleshim me ty…

    edhe sot po ndodh e njejta gje:

    klika fashistoide berishiane

    1-vrau ne 21 janar 2011

    2-dogji ne gerdec 26 veta

    3-tradhetoi qe shiti detin

    4-tradhetoi te varrezat e grekut

    5-sabotoi uck

    6-furnizoi miloshevicin

    7-beri genocid ndaj haklajve

    8-zhduku remzi hoxhen

    9-beri pucin e 14 shtatorin 1998

    10-dogji vendin e ne 1997

    Pra i nderuar Andrea

    me berishen nuk duhet diskutuar korrupsioni se ai eshte krimi me i vogel i tij..por me keto 10 krimet e mesiperme.

    turp per mediat shqiptare
    turp per miqte ndekombetare
    turp per fituesit e 23 qershorit

    qe po mbyllin syte para perbindeshit berishe

    turp dhe per ty andrea….

    • Po qe per Andrean, ai eshte e do te ngelet “opozitar” i perjetshem kunder atyre qe permbysen sistemin diktatorial komunist. Se ku e ka burimin kjo urrejtje patollogjike “opozitare” vetem ai e di se nuk ka mundur ta skjaroje asnjehere me fakte konkrete .
      Po ti o zoteria DR qe rendit keto 10 fakte me sitlin e Aranit Celes kunder Berishes, ku i paskeshe mbledhur keto fakte qe po na jep kete pretence prokurori ?
      Qe ndonje qeveritar apo nepunes i qeverise te cilen ai ka drejtuar, ne nje forme apo ne nje tjeter, edhe mund te kete pergjegjesi shteterore deri penale, kjo nuk mund te perjashtohet.
      Po mbi cfare faktesh e bazon ti (po mar vetem nje “akuze”), se Berisha “dogji ne Gedec” 26 veta ?
      Berisha eshte takuar si kryeminister e vazhdon te takohet me burra shteti nga gjithe bota demokratike. Nuk ka asnje qeveri demokratike te botes qe ta kete ngritur kete akuze per Berishen. Nuk ka asnje prokuror shqiptar, edhe nder enveristet me fanatike, qe te kete gjetur qofte edhe proven me te vogel, se qenka Berisha qe e hodhi ne ere Gerdecin.
      Vazhdon te mashtrohet e te mashtroje publikun me kete marrezi qesharake, Andrea Stefani, Taulanti qe kerkon nje moter qe sdihet ku i ka humbur, edhe ca DR me goditje ne trurin e vogel i kerkojne llogari Rames, se perse nuk e fut ai ne burg Berishen.
      Po perse nuk i kerkojne Berishes llogari se pse nuk e futi ne burg Ramen qe ka nje prove konkrete qe shihet me sy te lire nga te gjithe, qe dha me qindra leje te dyshimta ndertimi qe e kane masakruar urbanistiken e Tiranes ?
      Lere Andrean se mender me thene edhe po ti shpetoje naten ne gjume ndonje por…. e ti thote dikush se na qelbe, ashtu nepergjumesh do te thote se fajin e ka “Saliu”

      • KOMETUESI aaaaaaaa faleminderit per vemendjen

        Aranit Cela e denoi hysen shoshorin me burg kurse spiuni dhe deshmitari SHALE BERISHA KERKOI VARJE NE LITAR

        shko hap dosjet se jane ” free” tani

        KAQ MJAFTON PER KETE MONSTER

        SIDOQOFTE PRANONI DHE KETE POEZI QE POPULLI TROPOJES JA KUSHTON DJALLLIT TE TIJ TE DASHUR:

        2.
        Babe Salihi jep udhezimet,
        Si me i shtue superfitimet:
        “Gjithsecili ne klanin tonë,
        T’angazhohet ne korrupsion !”
        Ne mandat te pare si president,
        Jam tregu koqe, pa mend,
        Me duket vetja anormal,
        Pse nuk vuna kapital !
        Eshte momenti te fitojme sot,
        Vitet qe na iken kot,
        Due me u ba pasanik,
        Me jetue si sheik!!
        Objektiv i madh per mu:
        Keto milionat me i fitu
        Si ti fusim ne xhepin tone,
        Ka metoda ti pastrojme.
        Arme, droge e kontrabande,
        Jane per burrat: pune e rande,
        Ketu, Argite mos i fut hundet,
        Kem Shkelzenin per kesi punesh.
        More Shkelzen, t’ka baba trim,
        Je i lind per demontim,
        Ti Argita, bija ime,
        Fokusou n’ privatizime.
        Sokoleshe, ti moj malesore,
        Na e hap studion ligjore,
        Gjithe projektet qe ka shteti,
        Do i perlajme t’ tana per vedi.
        Ç’fare ka prona ky milet,
        Ne mal, n’fushe a ne bregdet,
        Turru pra, ti moj azgane,
        Me i kalu n’llogarine tane.
        Thuri planet me ngadale,
        Futju bregdetit me radhe,
        Nga Ksamili ne Velipoje
        S’leme parcele te na shpetoje !
        Ty Jamarber t’kam si djale
        T’i zaptosh tokat ne Jale
        Per Zenin kam tjeter plan
        Jane dy mije hektare ne Seman
        Nuk na vjen me fati ne dere,
        Ta shfrytezojme per te fundit here,
        Te mos mbese aset pa shit,
        Te mos leme prone pa grabit.
        Hyrjen n’ NATO, me sa te mund,
        Do ta shtyj ne maksimum.
        Po te na bajne neve anetar,
        S’mund te vjedhim si me pare.
        Do veme kapital pa mase,
        Do fitojme para me thase,
        Me i pastrue sipas ligjit,
        Kemi firmat e Fazllicit.
        Shkina ime, moj Argite,
        Mire i “qan” keto “sukses fite”
        Çdo projekt qe konsulton,
        Dhjete perqindeshin e “rrafshon”.
        Nga qe pronat ke synim,
        Po te jap mendimin tim:
        Toke me çmim “badiava”
        Veç n’ Porto Romano ka.
        Jane pronare ca katundare,
        I genjejme me pak dollare.
        Bejme nje Vendim historik:
        E kthejme n’ Park Energjetik.
        Vlera e tokes shkon n’stratosfere,
        Rritet çmimi 300 here !!
        Sa firmos nje V.K.M.
        Pare te madhe fitojme ne !!
        Shkelzeno, qepju Gerdecit,
        Eshte mbreti i biznesit.
        Gjithe mafjozat ma t’nderu
        N’trafik armesh jane perqendru.
        Eshte biznes fantastik !
        Demontim dhe trafik.
        Do ta bejme ne menyra te fshehta,
        T’ mos leme gjurme ne evidenca.
        Trafikojme edhe raketa,
        Sa te doje Al-Qaida.
        Ne rruge sekrete permes Çadit,
        I çojme arme edhe Xhihadit.
        Nuk na duhen ne uzinat,
        Fillo, e ngre llamarinat.
        Perdor mjetet e ushtrise,
        Ke dhe çiken e Farise.
        Kam mendu per proceduren,
        Gati ke infrastrukturen.
        Alibe e Aldo Bumçe,
        I ke vartes n’ grupin e punes.
        Mos humb kohen me liçencat,
        Ti jep baba kompetencat.
        Qeveria, perfshi mua,
        Do te jete nen urdherat tua !!
        Ne poligon shko ndonjehere, n’te rralle,
        Veç me mbush thaset me dollare,
        Non-stop, n’supervizion,
        Baxhanakut i takon.
        Per fitimin maksimal,
        Nuk njoh ligj, as moral,
        Puna del me leverdi
        Kur shfrytezohen gra e femi.
        Keto jane pune qe leverdisin,
        Pasunohemi me tane fisin,
        Fitim te tille nuk ka pare bota,
        Pesedhjete breza s’na dhemb koka.
        3.
        Kam kerkese nga njerzt e grues:
        T’u jap serbve akses n’Durres.
        Kam mendue qe per Serbine
        Te baj aksin Laç-Morine!!
        Kosovaret nuk i due hiç,
        Sepse jane anti-Fazlliç.
        Çmendurisht une kam dashni,
        N’dajallaret e femijve t’mi.
        Rruga qe i sherben vatanit,
        Do kalonte grykes Komanit.
        Ky opsion nuk me pelqen:
        Me demton si biznesmen.
        Une nuk jam aq rrote budalli
        Me e ndertu nga thote Topalli.
        Rruga bregut lumit Drin,
        Le pa pune tragetin tim.
        Jam i lute prej Erdoganit,
        T’kaloje rruga bregut Fanit.
        Keshtu, kane shansin osmanllinjte,
        Per here te pare me shkel n’Mirdite!!
        Pra, Kosova eshte sebepi,
        Perfitues jane turku e serbi.
        Do ta haje buxheti i shtetit,
        Edhe xhepat e miletit.
        Nga miliardat qe do hedh,
        Gjysmen n’rruge-tjerat i vjedh.
        Jemi te “ndershem” ne publik,
        Eshte projekt patriotik !!
        Do ta nisim me nxitim,
        Pa projekt e preventiv,
        Keshtu nuk kapet abuzimi,
        N’xhepat tane shtohet fitimi.
        Gropes se zeze te korrupsionit,
        I veme emrin “Rruga e Kombit”
        Se ky popull eshte i trashe,
        E ha sapun per djathe.
        Keshtu, per dite vjedhim miliona,
        Me parullen: “rrofte Kosova”.
        Plan biznesi me te mire s’ ka,
        Miliardere ka me na ba!!
        Eshte projekt qe suporton,
        Çdo lloj vjedhje e korrupsion.
        Jane pa tru shqiptaret e ngrate,
        I mashtrojme dhe per fushate.
        Une jam Sale talebani,
        Me vjen ne ndihme dhe Erdogani
        Me sebep te inagurimit,
        Dy dite para votimit !!
        (Dasem te madhe do te banim,
        Te kishim ketu dhe Sllobodanin !!)
        Po u ba ndonje padi,
        E dergojme Sollakun n’shpi.
        Me mbrojt fort korrupsionin,
        Kemi gati “lustracionin”.
        Kemi eksperience nga bota,
        Siç vepronte Penelopa.
        Keshtu do bajme me tunelin,
        E ndertojme pastaj e shembim.
        Siç na meson arithmetika,
        Kete e thote edhe Argita:
        Qe te fitohet sa me shume,
        Duhet rrit puna n’volum.
        Sukses-fija eshte derivat,
        Punet e vogla japin pak.
        Po kur shifra eshte me billiona.
        Çahen brinjesh llogarite tona !!
        4.
        Nga Argita due’ i projekt:
        Si ta fusim ARMO-n ne xhep.
        T’u krijojme pershtypjen t’taneve,
        Se ua dhame amerikaneve.
        Nga Teksasi, nje firme hiçi,
        Na e gjejne Toma e Fazlliçi.
        Koperture n’afera krimi,
        Rezart Taçi esht me kopili.
        Thirre Taçin me urgjence !
        Fillo, jepi konsulence !
        Te startoje, me korrupsion,
        T’paguaje mediat, sa t’kerkojne.
        Taçi-Oil, ky Taç-rrufjani,
        Fonde sjell nga Azerbaijani.
        Nuk prish pune, t’ zeza a t’kuqe,
        Mire se te vijne nga mafia ruse !
        Vlere fiktive veme n’ offerte,
        Me u “pague” per 5-6 vjet,
        Po u zbuluem nga konkurentat,
        I nderron Ruli dokumentat.
        Nuk e ban ai per shoqni,
        Ai ka ketu pjesen e tij,
        “Druri i arres” qe nje nxitim,
        Sot e kam ortakun tim.
        Per “OK”-n ne parlament,
        Duhet ba nje marifet:
        Vec te kete emerin “garanci”
        Boshe e fallco, s’ka rendesi.
        Grupi im parlamentar,
        Jane ca koqe, e ca gomare,
        S’jane te zot as “per nje pune”,
        Miratojne ç’far u tham une.
        Pse jane arti, politika ?!
        I blejme ca nga opozita,
        Kur ta mbyllim kete pazar,
        U çojme ftesat per iftar.
        Per parate, s’kemi siklet,
        ARMO-n e marrim pa leke,
        Po t’na pyese ndonje gazete,
        “Jane pague”, por jo n’buxhet.
        Po e teproi ndonje gazetar,
        Do ta shpalle une tradhetar,
        Do ia djeg gjithe pasurine,
        Me shtypshkronje, e me makine.
        Per transferta kriminale,
        Kemi banken personale,
        Me Tan Santo e Elvane,
        Kryebandit Adrian Fullane.
        I bajme ligjet si t’i dona,
        Qe ARMO t’jete e jona.
        Ky qe plani, me startuu,
        Eshte sukses i garantuu !!
        ESHTE PROJEKTI I FITORES !
        JA KALOJME DHE AL KAPONES !!
        5.
        Merakoset nene Jovanka:
        Motra ime, Sllobodanka !
        Mos ma lini n’balte Fasllicin,
        Pse e kemi Kryeministrin?!
        Sal Berisha mban fjalimin:
        Mos ma ngucni “gospodinin”
        Mbyllni gojen deputete !
        Se ua sjell ketu n’parlament.
        Nis veprimet paranoja:
        O Damir, o “srdce moja” !
        Merre çarterin per Tirane
        Je ne bes’time n’ TV Klan.
        Ne aeroport shtrohet tapeti,
        Me urdher te nalte nga shteti,
        Zbret me nderet e nje princi,
        Dora vete: druzhe Faslliçi.
        Angazhohet i gjithe shteti,
        Policia e prefekti,
        Shantazhojne Sala e Liria:
        Te rrije urte prokuroria !!.
        Se eshte koke, per koke te mikut,
        Eshte koka e trafikut,
        Kontrabanda e Ballkanit,
        Kontrollohet prej “viganit”.
        6.
        Fakte te reja kan dale ne drite:
        Kush e nxori Azemin ne prite,
        Kush e shfrytezoi arkivolin,
        Me ba 14 shtatorin !
        S’e harrove o Sale, traditen,
        Keshtu e vrave edhe Trebicken,
        E verteta po del ne pah,
        Kush e çoi Kosten “per gjah”.
        Po te zbardhet prej fillimit,
        Tragjedia e 2 Prillit:
        Dora qe gjakosi Shkodren,
        Ajo vrau dhe Remzi Hoxhen.
        Kur Kosova ngrinte krye,
        Behej shqipja “lesh e li”,
        Luks i madh per Serbine,
        Kur shtie n’kaos Shqiperine.
        Hej Sali, miku i Fazlliçit,
        Ia kalove Karaxhiçit,
        Karburant i dhé Serbise,
        Me vra djemte e Dardanise!!
        U rrjeshtove n’krah te Rugoves,
        Kundra trimave te Kosoves
        I gjithe populli u çudit
        Kur i shpallet “terroriste” !!
        Trimat, ne lufte me dushmanin,
        Ti, biznes me Arkanin.
        Dosja jote ne Beograd,
        Filloi te jape rezultat.
        Kur Kosovës po i vinte fati,
        Direktiven jep lugati.
        Me urdher te UDB-se
        I the “jo”, Rambuje-se.
        Ti ke ba nje mal me krime,
        Vrave popullin ne lufte civile,
        Mbolle ngjarjen me vrastare
        “Hiroshimen” gerdecare.
        Tym e helm mbushe kete vend:
        Bloze qymyri, nafte e cement,
        Ke dhe plane me mizore,
        Me centralet berthamore !!
        Si familje, je ba llum
        Ju ka vene mafia perfund:
        Delijorgji, Medi dobiçi
        Rezart Taçi e Fazlliçi.
        Qe ta themi hapur fare,
        Eshte gjithe mafia nderkombetare,
        Kriminelet ke ortakë,
        Me t’çue ne Hage, ti e ke pak!
        7.
        Jam Sali, Sali “qëndresa”
        Vrava, vodha gjithe sa desha
        Per pushtet, une djeg Shqipnine,
        Per Gerdecin, hiç s’ma ndin.
        Madje jam shume i vendose,
        Per nje tjeter katastrofe !
        Me barut u ba shume buje,
        Kete here do jete me uje !!
        Shkodren do ta bej det,
        Ta mbaje mend perjete !
        Tragjedi qe s’e ka pase,
        Ne Kafe te Madhe permbi skaf !!
        Vi nga kulla e Vicitolit.
        Jam nga shpella e Mit Sokolit,
        Qe ju turr topit per ment’ krese,
        Tu mendue se eshte n’sigurese !
        As kurkujt nuk ia kam friken,
        E kam “tredh” une opoziten
        N’ unison me Edi Ramen,
        Kushtetutes ia kam “kajt nanen”.
        Le t’vazhdoje me batuta,
        Tu tregue perralla me flutura
        Nuk me tremb mue Johni II-te,
        Une nuk pyes per Amerike !!
        Derisa t’permbyset globi,
        Me rruen trapin “Silvia Konti”,
        Se ia marr erzin n’publik,
        Ia kam ba nje vidioklip !
        Me gjyqsorin s’kam problem
        Aty kam une klanin tem,
        Bamirit ia kam ba bene,
        Do t’ia marr dhe KLD-ne.
        Me i vu krimit kapak,
        Mua m’duhet edhe nje mandat
        Kam nje plan te sterhollue,
        Me lane popullin pa votue.
        Kur te vije dita per votim,
        Jam usta n’manipulim.
        E ujdis dhe me Europen,
        N’qeveri me kokelopën.
        8.
        Mire ia ban more faqezi,
        Kur ka t’marre qe t’besojne ty,
        Se çdo popull ne planet
        Nuk do të sillte me ne pushtet.
        Per faturen dhjetra mijera
        Brenga, plage edhe viktima,
        Per gjithe krimet ndaj vatanit,
        Do ta benin si Sadamit.
        9.
        Hapi blloqet moj Argite:
        A ka mbet ndonje gje pa u shit ?
        Nga vemendja si na doli ?
        INSIG-u , ALBPETROL-i ?!
        Duhet te kesh n’vemendjen tate,
        Dhe repartet ushtarake.
        Ç’fare ka: toke e ndertim,
        Ta kthejme ne perfitim!!”.
        Te punojme ma me kujdes,
        Po na dalin letrat n’shesh.
        “Bomba” e pare qe faksi djalit,
        Tash, e-mailat e Ansarit !
        Ne publik erzin na muaren,
        s’na paguan as faturen,
        Me aferat qe t’zbuloi Tema
        Mos t’jem une, t’kishin fut brenda.
        Per çdo gje, rrofte kapari,
        Se ta fusin si arabi
        Ta kesh rregull n’punen tane:
        Leket merren paradhanie !
        Mos u ban more babe zevzek,
        I thote t’jatit çika e vet:
        “Veç me tenderat qe kam n’proces,
        Jam tu e mbushe edhe nje thes !”
        Asetet qe ti permende,
        I kam te shkrume n’listen teme.
        Une i bej punet me grafik,
        I kam ne plan per kete vit.
        Nuk pajtohem me kritikat,
        Mos mi humb babo meritat.
        M’ gjej nje tjeter ne Planet,
        Qe eshte ba bos per 4 vjet ?!
        Per çdo prone qe eshte kthy,
        Une e Zeni kem nderhy.
        Ne çdo projekt e investim,
        Aty eshte dhe emri im !!
        Koncesione e tenderime,
        Kane kalue ne doren time.
        S’jam mjaftue si konsultare,
        me perqindje, jam pronare !!
        A e ke pa si po hedh shtat,
        QTU-ja e re ne Farke ?
        Veper qe se ka Shqipnia,
        Ashte tu u ba me leket e mija !
        Lumenjte: Drin, Vjose e Devoll,
        I kam une nen kontroll !
        Po s’pagoi taksen tek une,
        S’fiton asnje konsorcium !!
        Fantazia ime s’ndalet,
        Kam fillue te zaptoj dhe malet:
        Dajt, Terbun e Veleçik,
        Tash jam ngule dhe n’Bukanik.
        Me ndihmen e dajes Fazlliç,
        Kem ba lek e fitue miq:
        Mishkovicin e Arkanit,
        Dhe djalin e Sllobodanit !!
        Kam arrite me menaxhu,
        Procesin me te korruptu.
        I rashe vize VITOL gjigandit,
        Ia dhashe ARMO-n Taçit mamit.
        Edhe pse jam billionare
        Ne shume projekte, aksionare,
        Do te vazhdoj ta rrjep Shqipnine,
        Vete e deshen borgjezine !
        Pra, ç’ka lidhje me terrenin,
        E godisim bashke me Zenin,
        Ti kujdesu veç per vedi:
        Mos me ra nga pushteti
        Qe t’i gezojme na pasunite,
        Mos prano me i hap kutite.
        Se po i hape, fiton Rama,
        E na i konfiskon te tana !!
        Po erdhi ai n’pushtet,
        E sigurte: burgu na pret.
        Krimet tona sa nje mal,
        Nuk mjafton kodi penal.
        Qe te shpetojme duhet me ik,
        Ne azil politik,
        Nese duem nje vend tamam,
        Shkojme drejt e n’Teheran.
        ***
        Zonjë e madhe Jozefinë,
        Ke merita n’sigurim,
        Që kur re në banane,
        Ti je ba pulitikane.
        Nga besimi europiane,
        Në politike je talebane,
        Për të tjerat je hibride,
        Nuk e flet as gjuhën shqipe.
        Si kryetare je e dhunshme,
        Nga fjalori: e paturpshme !
        Histerike si një vrasëse !!
        I njeh mirë dhe lëndet plasëse !!
        ***
        Kush e solli kete cunam ?
        Kryeministri sharlatan !
        “Hena blu” as “dielli gri”,
        Dora vete shoku Sali !
        Hapi syte o milet,
        Pse fajtore jemi vete:
        Se çdo votë për atë lubi,
        Eshte burim për tragjedi !!
        Moj malesia e Gjakovës,
        Ke pas qene e pararojes,
        Ti ke pase burra model,
        Turp, qe nxore ate kriminel !
        Do t’mbuloje Sale turpi i zi
        Per afera e per tradheti,
        Do te mbetet brez pas brezit:
        “Kryeministri i Gerdecit”.
        Para teje ne tradheti,
        Jane zhyt Zogu e daja i tij.
        Por s’kane bere te tilla pazare!!,
        Me ujrat territoriale.
        Kjo do te thote se n’ qeveri
        Esat Pasha na eshte kthy.
        Problemi qe ka sot vendi:
        A do vi dhe Avni Rustemi ?!
        Jeni nje tufe me kusare,
        Me Ballinje e Selmanllare,
        Delijorgje dhe Fazlliçё,
        Taç e maç e berishiçe.
        Kjo eshte klike qeveritare,
        Eshte nje bande kriminale,
        Ruli, Basha dhe Mediu,
        Kapobanda eshte Saliu.
        Sa krimet i keni ba,
        Me lekure keni me e la.
        Do ta zbojme ne korrupsionin,
        Bashke me Gerdec-kualicionin.

        TUNG KOMENTUESI aaaaaaaaaaaaaaa

  • Na kaluan vitet demokratike duke pritur te ndeshkohet kush per korrupsion sa u beme monument pritjeje ne pritjen ‘ e renies se koqeve te dashit’…

    Dhe lehim vazhdimisht si qente henes…

  • Artikull qe nxjer lakuriq nje te vertete te hidhur te shqipetarve sidomos te ashtuquaiturit demokrate qe qimja ju duket tra per te majtet dhe anasilltas per te tyret po keshtu dhe lideret e tyre ju fryjne per dit per ore ja keta jan hajdutet po keshtu dhe disa medja po keshtu dhe gazetare opininiste me gravata te shtrenjta sa thot saluli fluturoj gomari keta me vrap thon e pame e ne kur fluturonte biles e regullojne me fakte se per ta besuar i vene dhe krahe gomarit Pra kure nuk anojne nga e verteta por nga ajo qe andrea thekson mjafton te jete krahu i tij pa se kan problem fare te thon qe kish dhe elike te koka gomari

  • Saliu me gjithe vilat qe ka bo ne Tirane e Lalez paska rregullu dhe sarajet e vicidolit qe po qese do dali gjalle nga burgu te shkoj e te rrij atje sepse nuk mendoj qe do dali pa lag.Fatos Nano per Pelikanin i boni 4 vjet kurse ky duhet te boj nja 20 vjet.

  • Partia socialiste jo vetem qe po vjedh hapur,po nuk po lufton as korrupsionin,o spiuni i sigurimit.Po cfar ftyre ke kur te nxorren hapur si spiun,e prap duke ju servilosur partis qe te beri spiun kur quhej partia e punes.

    • Mark uk (ujku)! S’di c’te te shkruaj tjeter ty: Ne shpelle ke lindur e ne shpelle je rritur e ne shpelle do vdesesh. Shpelle nga bytha e shpelle nga goja. Shpelle jot’moter e shpelle nen’lokja (jotja kuptohet)…. Shpellar shpelle e ai (Sali Kar Serbi) qe u mbiu e u la ne shpelle…..

    • Vetem nje person e lexon e preket thelle ne zemer kete fare Mark Ujku,e ky asht Sali Brisha i specializue per kesisoj momentesh!Pena tu bafte stilolaps pistoete o Mark Ujku e per ditlindje Sala ka me te dhurue nje pistolete çader me e perdor kur te lupt nevoja!

    • O Mark UKU o idiot i lindur ,po diskuto per problemet qe ngre z.Stefani dhe kritiko po deshe ,trego te pakten se ke se paku inteligjencen e nje femije o shpellar i plakur

      • o malesor i korces
        po si shani keshtu me kelysha te enverit.
        Stefani duhet bej autotkritike me vete te denoj komunizmin dhe femijet tyre pastaj te shkruaj. po qe sala shkateroi kete vend jam dakort. po ai ka bere nder komunistave se i beri te pasur dhe nuk futi neper burgje se kane lyer duart me gjak.

  • Korrupsioni I opozites nuk mund te sulmohet direkt sepse Ai eshte I mbrojtur nga blindi I pozites
    Ne e votuam Ramen per te zgjuar e te pakorruptuar.Gazeta dita me Andren mund te na jap nje pergjigje te sakte:Rama eshte budalla qe I sherben Berishes Apo nje horr I korruptuar si Berisha?

  • Stefani ne gjysmen e mendimit:Tolerant me korrupsionin eshte ai qe eshte i vete i korruptuar ose…eshte budalla,ben nje deduksion naiv.
    Me drejte mendoj dhe kjo i pergjigjet realitetetit te atyre partive qe udheheqin sot:
    Tolerant me korrupsionin jane ata qe dikur kane qene vet te korruptuar,dhe frikacaket me te cilet bashkeqeverisin.
    Kete e tregon katerciperisht qarte ajo,qe po mbaron mandati i qeverisjes dhe akoma nuk e ka nxjerre koken reforma ne drejtesi.

  • Shume zhurme per asgje. Rama eshte vetem nje. Njeshi i vetem vlere nuk ka. Rames tani I mungon turma. Turma qe dje e votoi. Turmat qe helmi Berishist I helmoi. Turma qe kauz per te ardhmen nuk ka. Turma qe blihet e shitet me para. Turma qe flete si e jema e Zeqos nje maje te thanes, e kerkone ti nxjere geshtenjat me gishtat e Edi Rames.
    O njerez kuptoni se cfare kerkoni!!!! Vetes me hile mos ja punoni. Merni pak buke me c’te kini, e nje sheshe te gjyqesori te rrini. Deri sa ta leshoje karigen Jo vetem gjuqetari, por edhe pastrusi, edhe rojtari. Koha kerkone veprim, per te mire e Jo shkaterim…..

  • Bravo Andrea. Ne nje artikull (jo fort te gjate) ke permendur 17 here Berishen dhe 6 here Ramen (ne te gjitha lakimet te emrit). Pra fajin per mos-ndeshkimin e Berishes e paska Berisha.
    Tani me thuaj dicka; kam 4 vjet pune (ne privat) me shume se c’ka Rama dhe ne rastin me te keq me gjysmen e rroges se Rames (aktualisht marr ne dore 680 mije leke te vjetra ne muaj. Me thua dot pak ku e kam vilen (modeste dhe gjysmen e asaj te Rames) te cilen e kam bere me kursimet e jetes dhe me pagen 85 mije leke te reja (ketu e 17 vjet) te sime shoqeje, se u merova me kete apartamentin 72 m2 te trasheguar qe nga viti 1993 dhe per te cilin eshte paguar qera shteterore per 32 vjet rresht, ne te ciilin banoj vete i katert dhe cuditerisht nuk po e gjej dot?
    Mortja qe s’te ha o legen i dreqit qe me justifikon pasurite si te hash buke me djath danez. Po kaq i pa-fytyre je more i pa-turp?

  • …. është e ngatërruar çështja e ndëshkimit (shkrimi më pëlqeu përveç kësaj që po shkruaj), sepse nuk ka pikë mbështetje për të bërë lëvizjet (domethënë janë gurët e shahut në një fushë pa kuadratet ose në një trup të sëmurë me kancer le të jetë zemra e shëndoshë trupi është i destinuar të ngordhi)… Shkruhet lart e poshtë për dy pikat ekstreme të segmentit, por për segmentin jo… Enver Hoxha nuk kishte nevojë për aleanca, kurse këta mbajnë për shtupë që mos u rrjedhi qeveria LSI… Nuk flitet në shkrim për krimbin që ha kufomën… që ai nën tokë (nën rogoz) shndrrohet në bollë dhe në momente të përshtatëshme bëhet boa (anakonda)… Në shoqërinë tonë nuk është nyja problem, është dërrasa që është kalbur… E ka marrë fera uratën…

  • O Andrea , kush e ka thene ? Po askush nuk ka nevoje ta thote se nuk u cmenden ! Kur e ben praktikisht “mbylljen e llogarise” , perse duhet ta thone ?

  • Jepini sa te mundni ckeni per te vjedhur .Te gjithe e pelqeni dhe shisni mend kush e kush me shume .Vetem nje gje se cfare eshte pa djere dhe qyl kurre nuk ia di vleren dhe nuk e gezon asnjehere deri ne fund.

  • Z.STEFANI,Ju lumt per analizen e sakt.Si ky..Mark uku ka & te tjere qe mbrojne hajdutin e kriminelin SB,ndaj ky vend nuk ka ecur & nuk do behet kurre.E pse e mbrojne SB+LB.Se ata jane koka e korrupsionit & krimit dhe kane pasuruar antaret, militantet e PD,lobistet e jashtem ne Europe e Amerike dhe ata nuk e lene te ike nga politika,se po u pre koka e GJARPERIT pjeset e tjera hidhen ne koshin e plehrave.SB ka llogari per te lare me HAKLAJT qe i shoi persegjalli,me familjen e Remzi Hoxhes,K.Trebickes,A.Brocit me shok,A.Hajdarit,Xhindit,Santos,Olldashit….shitjen e shkaterrimin e pasurise kombetare,qeverisjen RRUMPALLE per 23 vite…dhe ka shpetuar nga drejtesia e korruptuar dhe emruar po prej tij.SB nuk do lejoi kurre te behet reforma ne drejtesi.AI ndihmohet edhe nga disa KOKA te majta te korruptuar si AI.Dhe Rama po vonohet per te bere drejtesine,ku MANJANI eshte nje kundershar i rrezikshem i tij.Edhe nd/kombetaret heshtin,tallen me ne..!

  • Ju qe keni fyer edhe ne anglisht nuk besoj se ta kam bere me borc.Prandaj te q..sha cfar te permban pragu.Po duke perdorur edhe te dashurit e gomareve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *