Drejtori i ‘Zërit të Amerikës’, Elez Biberaj thotë se kriza politike në të cilën ndodhet Shqipëria, është shkaktuar nga vetë udhëheqësit shqiptar. Në fjalimin që mbajti në ceremoninë e 110 vjetorit të gazetës ‘Dielli’, Biberaj ka dhënë edhe versionin e tij se si mund të zgjidhet kjo krizë, duke përfshirë zgjedhjet e parakohshme.Biberaj ka kritikuar ashpër edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Biberaj thotë se Rama qeveris i pasfiduar, ndërkohë që “sundimi i tij është dëmtuar nga qeverisja e dobët, korrupsioni i përhapur thellë, keqadministrimi ekonomik.”
Duke e konsideruar një udhëheqës autoritar, të korruptuar, arrogant dhe jo transparent, Elez Biberaj thotë se kryeministri Rama ka minuar institucionet e pavarura dhe gjyqësorin e ka mbushur me njerëz besnikë, duke përdorur reformën në drejtësi.
“Pas fitores me një shumicë dërmuese në zgjedhjet e vitit 2017, Kryeministri Edi Rama qeveris i pasfiduar. Por sundimi i tij është dëmtuar nga qeverisja e dobët, korrupsioni i përhapur thellë, keqadministrimi ekonomik, dhe stili i tij i udhëheqjes ka krijuar shumë kundërshtarë.
Siç ka ndodhur edhe me disa udhëheqes të tjërë europiano-lindorë, Rama është bërë dukshëm më autoritar, më i korruptuar, më arrogant dhe më pak transparent. Ai është përpjekur ta forcojë pushtetin e tij në maksimum, duke ngushtuar hapësirën publike, duke minuar institucionet e pavarura, duke e mbushur gjyqësorin me besnikë, nën maskën e reformave dhe duke margjinalizuar opozitën.
Rama ka krijuar një model qeverisjeje që bazohet tek kleptokracia, duke dhënë pa tendera, kontrata me vlerë qindra milionë dollarëshe për kompanitë pranë qeverisë. Marrëdhëniet klienteliste mes zyrtarëve qeveritarë dhe biznesmenëve të njohur kanë deformuar procesin vendimmarrës të qeverisë, duke shkelur rregullat bazë të lojës, duke prishur konkurrencën në treg dhe duke u hequr qytetarëve të zakonshëm çdo mjet përmes së cilit ata do të mund të ndikonin në sjelljen e ndryshimeve.
Shtypi është bërë më pak i lirë dhe i pavarur. Kryeministri ka sfiduar në mënyrë të vazhdueshme vetë parimin e një shtypi të pavarur, duke krijuar median e tij televizive në internet, ERTV. Ai i ka goditur në mënyrë të vazhdueshme mediat, duke përdorur një retorikë gjithnjë e më agresive dhe kërcënuese dhe duke i karakterizuar ato si “kazan.” Sulmet e tij të fundit ndaj Zërit të Amerikës pas transmetimit të një raporti mbi bashkëpunimin mes zyrtarëve të Partisë Socialiste dhe grupeve të krimit të organizuar gjatë zgjedhjeve të vitit 2017, ishin jashtëzakonisht befasuese në ashpërsinë e tyre.
Shumë gazetarë, të pambrojtur ndaj trysnisë politike dhe ekonomike, praktikojnë auto-censurën dhe shmangin mbulimin e temave tabu. Është shqetësuese që në vitin 2019, shqiptarët duhet të mbështeten tek mediat ndërkombëtare, përfshirë Zërin e Amerikës, për mbulimin e çështjeve të ndjeshme.
Rama ka refuzuar të dënojë rastet e shumta skandaloze për korrupsionin, përfshirë publikimin e përgjimeve që tregojnë lidhjet e zyrtarëve të lartë socialistë me grupe të krimit të organizuar në blerjen e votave gjatë zgjedhjeve të vitit 2017. Pa as më të voglin shqetësim, ai u ka ofruar pandëshkueshmëri zyrtarëve të lartë edhe përkundër të dhënave të qarta për korrupsion dhe bashkëpunim me grupet të krimit të organizuar dhe trafikantë të drogave.”- shprehet ai.
Biberaj ndalet edhe raporti i DASH, ku vendi ynë renditet si një një nga vendet tranzi dhe kyç, për shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe krimit të organizuar.
“Raporti i Departamentit të Shtetit për Strategjinë e Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve për vitin 2019, botuar në mars, e identifikon Shqipërinë si një vend tranzit kyç për shpërndarjen e narkotikëve dhe “një bazë operacionesh për organizatat e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut.” Raporti e rendit Shqipërinë si një vend ku kryhet pastrim i madh parash duke shtuar se “korrupsioni zyrtar është i përhapur dhe ushqen një mjedis në të cilin trafikantët e drogës përgjithësisht janë në gjendje të veprojnë pa u ndëshkuar.” Raporti i Departamentit të Shtetit vë në dukje se reformat e drejtësisë janë dëmtuar nga “korrupsioni i përhapur.”
Në këtë kontekst, opozita e drejtuar nga Partia Demokratike vendosi në muajin shkurt (2019) të largohej nga parlamenti. Ky hap i paprecedentë e futi Shqipërinë në një gjendje tensionesh të shtuara, që rrezikon shpërthimin e dhunës, shkatërrimin e qeverisjes dhe shtyrjen e integrimit në BE. Rama nuk i ka pranuar kërkesat e udhëheqësit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për të dhënë dorëheqjen dhe për të krijuar një qeveri teknike, duke i cilësuar ato si thjesht përpjekje për të marrë pushtetin në tavolinë. Megjithë urgjencën e situatës, Kryeministri nuk ka bërë përpjekje serioze për të hyrë në dialog me opozitën.”-thekson Biberaj.
l.h/ dita

biberi,antikomunisti,ose më mirë antikomunist me prirje të theksuara titise ose UDBashe,ka të drejtë në të tërë atë që thotë!!
po thotë atë që ne komentuesit po e themi që nga,minimumi prill 2013!!
por si i thonë fjalës “qëni që ha mut një herë,nuk ndalet më”!!
përse e them këtë?
e them se biberi nuk ka në mënd demokracinë,asqë i shkon në mënd që të flasë a të përpiqet,të ndihmojë në vendosjen e demokracisë në shqipëri!!jo,jo,ai ka interes rivendosjen në pushtet të sali berishës,pavarsisht se tashti ka larë duart si pilati(vetëm se i lan me lëng të prodhuar nga ai vetë)duke përmëndur “kryetarin e ri” të opozitës!!
të thuash të vërtetat e ramës dhe pastaj të flasësh për përmbushje të kërkesave të “opozitës” që në fakt nuk ka si themel asnjë ndryshim nga rama,përkundrazi rama ka kopjuar 99% të veprimeve të opozitës së sotme dhe sunditarëve të djeshëm!ajo që i ka mbatur pa kopjuar është vetëm vrasja e drejtpërdrejtë dhe pengimi për ndëshkimin e vrasësve të urdhëruar!!
kështu o biber,pavarsisht të kaluarës tënde tmerrësisht të ndyrë dhe antishqiptare,anti demokratike,je i mirëpritur në mendimin tënd,por kur e ke të drejtë mos e vulos me MUT!
sepse qelbet i tërë mednimi tënd!!
unë mbetem kundërshtar i ramës,por në të njëjtën kohë dyfish kundër teje!!