Sapo u votua grupi i Riccardo Cocciante-s në show-n televiziv the Voice of Italy, dhe publiku zgjodhi sërish për në fazën tjetër gjysmë finale këngëtaren shqiptare, Elhaida Dani. Elhaida këndoi një këngë të Lara Fabianit, kant-autores së famshme belgo-kanadeze që këndon në të gjitha gjuhët e notës; është fjala për këngën teknikisht shumë të vështirë me titull ‘Adagio’, të cilën ajo e këndoi në stilin e vet, dhe korri një sukses absolut fillimisht në studion gjigande të RAI-it. Spektatorët në teatër nuk pushonin ovacionet, gjë e rrallë në një kompeticion të tillë televiziv, ku kërkohet vetëpërmbajtje e ekuilibër për të mos ndikuar votimin e publikut të gjerë nëpërmjet telefonatave. Por të parët që u përndezën nga interpretimi i saj ishin katër trainerët, Piero Pelu, Noemi, Raffaela Carrá dhe Riccardo Cocciante, të cilët – dhe kjo një gjë që nuk praktikohet në këtë fazë të garës – e komentuan njëri pas tjetrit. Raffaela Carrá u shpreh në ekstazë: në çdo shtëpi italiane janë thyer 4-5 llampadarë gjatë kohës që ka kënduar Elhaida.
Të enjten tjetër zhvillohen gjysmëfinalet, dhe Elhaida është një nga favoritet për ta fituar këtë garë muzikore, që është shndërruar në një nga programet televizive më të ndjekur në Itali./respublica
Ndihem shume i emocionuar dhe i lumtur per suksesin absolut te yllit te ri te kenges shqipetare Elhaida DANI. Jam optimist se mrekullia shkodrane do te marri gjerdanin e arte dhe do te ngreje larte krenarine dhe dinjitetin e femres shqipetare.
Faleminderit Elhaida,te uroje perzemersisht fitore,suksese dhe jete te lumtur.
Bravo bravo bravoooooooooo Elhaida Suksese te matejshme
A nuk eshte Vlonjate si Aurela? Nuk beka karrier se vetem lebrit duhet te duken