Elhaida Dani me këngën “I’m Alive” kalon në finalen e Eurovision

Dita

Numri 14 duket se i dha fat këngëtares Elhaida Dani, duke i prerë biletën për në natën finale të “Eurovision”-it.

Elhaida dhuroi shumë emocion me zërin e saj , e cila kulmoi në pjesën e dytë të këngës ku tingujt e baladës e pushtuan skenën e Vjenës.

E ndjekur dhe nga një kor prej tre shoqëruesesh, vajzat ishin në  sinkron jo vetëm me zërin e tyre, por edhe me veshjen që i dha tepër finesë paraqitjes skenike të tyre.

Ajo që ra në sy në këtë natë të “Eurovision”-it, ishte skenografia  dhe ndriçimi që ndiqte çdo performancë  të artistëve që debutuan në skenën e Vjenës.

Tashmë janë edhe dy net të tjera të festivalit, përkatësisht një tjetër natë gjysmëfinale , si dhe finalja e ditës së shtunë ku do të përcaktohet edhe fituesi i këtij viti.

Elhaida është ndër këngëtaret më të kuotuara për të fituar “Eurovision”-in.

 

22

Share This Article
7 Comments
  • Kenga si Muzikalitet ishte shume larte, si interpretim dhe si Tekst nje disaster i vertete.
    Duhet te kishte ngrene me shume Qepë dhe te verdha Veze para se te interpretonte.

  • Lerini pasarelat,Eurosongat,se jane lux per te tjere. Stambolli digjet,cingite krihen.Rama zgjohu!Greqia po na rremben kufijte! Ky duhej te ishte kryelajm i sotem,jo Elhaida!

  • Desh me ra te fiket. Nuk e di c’pati, por mezi e nxori kengen. Nuk arrinte te mbushej me fryme. Po, skenografia, pertoke.
    Pa filluar aktiviteti ne shqiptaret jemi fitimtare, me pas:- ZERO.

  • Shume dobet.. nuk i kuptohej asnje fjale anglisht vetem hau mjau, oh eh pse s’ja futi me mire o sali berisha te hengert bisha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *