Elhaida Dani ka nxjerrë sot albumin e saj të parë me titull “Elhaida Dani”, një prodhim i “Universal Music Italia”. Albumi i fitueses së “The Voice of Italy” përmban 7 këngë, mes të cilave edhe dy krijime të reja, njërën që tashmë e njohim “When love calls your name” (“Kur dashuria thërret emrin tënd”), me tekst dhe muzikë të Riccardo Cocciantes dhe një tjetër në gjuhën italiane, “Baciami e basta” (“Vetëm më puth”), shkruar nga Francesco Silvestre i grupit “Modà”. Kënga transmetohet në radiot italiane, ndërkohë që për herë të parë u prezantua në edicionin e 25-të të çmimeve “Marisa Bellisario”, në ekranin e RAI2. Ndryshe nga kënga e Cocciantes, “Baciami e basta” është më ritmike dhe me shumë gjasa do të jetë një nga hitet e kësaj vere. Të tjera këngë janë ato me të cilat ajo arriti të bindë gjithë teleshikuesit që ta votojnë e ta shpallin fituese. Një ndër to është “Mamma knows best”, interpretimi i së cilës në audicionet e fshehta bëri që të ktheheshin të katër partnerët e “The Voice of Italy” dhe “Adagio”, një këngë e Lara Fabian, që ngriti në këmbë e përloti gjithë spektatorët e spektaklit që transmetohej drejtpërdrejtë, çdo të enjte në “Rai2”. Albumi që do të dalë pas pak ditësh është pjesë e kontratës që këngëtarja shqiptare ka lidhur me “Universal”. Kjo kontratë ishte edhe çmimi si fituese e “The Voice of Italy”.
suksese elhaida,je perbindeshe kur kendon ke ze te jashtezakonshem ,besoj se do ngjitesh lart e me lart ne skenat europiane e boterore,edhe njihere te uroj sukses me albumin tend te ri
ik moj zhgaravine – kendove nje here e tu rrit mendja
Si kjo Italia nxjerr 15 ne vit
Une as e kam pare dhe as e kam degjuar ,por di nje gje qe :
Italianet per mua jane te pa-arritshem ne muzike dhe shije dhe mos e krahasoni ju ITALINE me muziken e BYTHZINJVE TE USA-as. apo me cdo komb tjeter ne bote .
Derisa e kane zgjedhur do te thote se e ka merituar.
,