Në një kohë kur të gjithë duan të përfitojnë nga suksesi i dikujt, kur ky person mbështet një palë, pala tjetër ngelet e pa kënaqur.
Kështu ka ndodhur edhe me këngëtaren Elhaida Dani këto ditë. Reagimi i publikut pasi e pa në një spot elektoral nuk ishte i mirë.
Aq më tepër kur këngëtarja përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision, deri më tani kishte refuzuar të anohej politikisht, ndaj me të drejtë, habiti jo pak me shfaqjen e saj krah Partisë Socialiste.
Por, duket se këtë bindje Elhaida e ka patur gjithnjë dhe mbi të gjitha nuk e ka bërë për para. 22-vjeçarja ka treguar për këtë eksperiencë duke iu përgjigjur kritikave: “Kam lindur dhe jam rritur në Shkodër, por që nga viti 1998 familja ime është regjistruar me vendbanim në Tiranë, në Njësinë Bashkiake Nr. 4. Prandaj prej vitesh jetojmë dhe votojmë në Tiranë. Për sa i përket përfshirjes sime në spotin elektoral për Erion Veliajn, kjo është një përfshirje e imja pa interes ekonomik apo politik. E njoh Erionin prej vitesh, admiroj energjinë e tij dhe çdo fjalë që them në spot, është shprehje e një mendimi personal”, shprehet Dani. Elhaida e ka ndarë mendjen, kështu që, mjaft u morët me të…
lerini njerezit te qete te votojne ke te duan ceshte kjo pune keshtu sguxon njeriu te thote mendimin e tij