DITA! Elidona Demiri, 25 vjeç, nga Tropoja vritet barbarisht nga bashkëshorti i saj Lulzim Qeleposhi, alias Arben Rexha në Londër, Angli vetëm tre muaj pas martesës. E egër, barbare, makabër, për këdo që lexon tregimin e babait të saj Halil Demiri për tragjedinë e papritur… Asnjë ngushëllim nuk mund të ringjalle Elidonën. Asnjë ligj nuk mund të lehtësojë barrën e rëndë të krimit të një vrasësi të pashpirt, të një përbindëshi. Asnjë “burrëri malësori” nuk mund të përligjë sadizmin dhe paburrërinë e një “burri pa burrëri” që iu prish burrëria sepse e shoqja e kishte dëgjuar një bisedë të tij të dyshimtë me tre persona edhe më të dyshimtë…
Bisedë për çfarë!? Për ta nxjerrë në trotuare?! Për ta shitur në rrjetet banditeske të kurvërisë!? Përndryshe pse do t’i kërkonte asaj ky përbindësh të mos merrte me vete në Angli as unazën as sendet e dhuruara kur u fejuan a martuan!?
Dritë i pastë shpirti rinor në Parajsë! Forcë e durim, besim në drejtësi e ligj prindërve e familjes së saj. Jo hakmarrje e gjakmarrje që aq shumë e kanë vrarë Malësinë tonë sidomos kur Ligji i Saliqit ia futi flakën jo vetëm Malësisë, por mbarë Shqipërisë!
Letër e nënshkruar,
Alban Dega, Nju Jork
