Real Madrid nuk do të jetë në finalen e Super Kupës së Spanjës. Madrilenët janë mposhtur 1-2 në gjysmëfinale ndaj Athletic Bilbao.
Me këtë rezultat është evituar përballja Real Madrid-Barcelona në finale pasi këta të fundit do e luajnë pikërisht ndaj Bilbaos.
1-2 përfundoi sfida në ”Estadio La Rosaleda”, me baskët që shënuan dy herë me Raul Garcia në pjesën e parë. Në të dytën Real-i ngushtoi me Benzema, por u mjaftua me kaq.
h.b/dita
