Elis Bakaj i jep fund beqarisë.
Sulmuesi i Shakhtyor Soligorsk në kampionatin bjellorus, mbrëmjen e të shtunës është martuar me të fejuarën e tij, modelen rumune, Andreaa Alexandra Constantin.
Një ceremoni madhështore e zhvilluar në ambientet e një hoteli në kryeqytet, në praninë e 200 të ftuarve, të cilët ia bënë më të bukur Elis Bakajt ditën më të lumtur të jetës së tij.
Pas diçka më shumë se 6 viteve lidhje me bukuroshen rumune, ish-lojtari i kombëtares kuqezi bëri hapin e madh duke lidhur kurorë me Andreaan.
Mes të ftuarve ishin edhe ish futbollistë, ish-shokë skuadre të Bakajt në ekipe të ndryshme të kampionatit shqiptar.
Spikasnin kapiteni i Tiranës Erando Karabeci, kapiteni i Kukësit Ylli Shameti, mbrojtësi i Partizanit Renaldo Kalari dhe ish-mbrojtësi i Tiranës dhe Vllaznisë Endri Vrapi.

a.s/dita
