Elisabetta Canalis në prag të 40-vjetorit, rrëfen për Bobo Vierin dhe George Clooney-n

DITA Online

 

Ajo e Elisabetta Canalis është një bukuri e pakohë.

Më 12 shtator ylli do të festojë 40-vjetorin, por pa asnjë ankth dhe keqardhje, pasi ndihet e kompletuar.

Elisabetta jeton në Los Angeles dhe është e dashuruar marrëzisht pas burrit të saj Brian Perri.

Canalis ka edhe një vajzë të mrekullueshme, Skyler Eva, 3 vjeçe.

Ylli ka rrëfyer për “Vanity Fair” në lidhje me projektet e reja, por ka folur edhe për marrëdhënien me Bobo Vierin dhe George Clooney.

Ajo e nis rrëfimin me Bobo Vierin, i cili së shpejti do të bëhet baba.

“Kur e telefonova për ta uruar, isha gati të qaja, por nga gëzimi dhe lumturia, siç ndodh vetëm me njerëz të cilët pavarësisht se koha kalon, mbeten të rëndësishëm”.

Për sa i përket George Clooney, i cili e bëri të famshme në gjithë botën, “showgirl” rrëfen: “Nuk do ta votoja kurrë nëse ai do të kandidonte për president të SHBA-së. Pikëpamjet tona politike kanë qenë gjithmonë të kundërta”.

a.s/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *