Athinë – Në një mbrëmje të kohëve të fundit, në hotelin “Semiramis” në Athinën e periferisë veriore, plot gjelbërim dhe manaferra, pihej shampanjë dhe burra në këmishë liri tymosnin puro buzë pishinës, ndërsa elita e qytetit përpiqej të pretendonte se vendi nuk ishte buzë kolapsit ekonomik.
Pak orë më herët, 1.6 miliardë euro kishin ikur nga bankat e Greqisë, duke e nxitur Athinën të apelonte ndaj Bankës Qëndrore Evropiane për më shumë financime emergjente, si një garanci se negociatat ndërmjet kreditorëve ndërkombëtarë dhe qeverisë populiste të vendit, do të vazhdojnë.
Në ditëlindjen që po kremtohej buzë pishinës, biznesmenë të kamur, politikanë, akademikë dhe njerëz të artit dhe kulturës, aludonin me zë të ulët se kur mund të mbylleshin bankat, apo sa ishte kufiri maksimal i tërheqjes së depozitave. Të zemëruar, ata fajësonë qeverinë aktuale për përkeqësimin e krizës, dhe shprehen të dëshpëruar, me një farë optimizmi të çalë, se udhëheqësit e eurozonës mundet ende t’i shpëtojnë nga katastrofa. “Qeveria është e paaftë dhe po e shkatërron vendin, sepse ata janë komunistë dhe nuk e kuptojnë realitetin”-tha Maria, një bankiere rreth të dyzetave. “Por gjithësesi duhet të ketë një marrëveshje. BE-ja ka për të na shpëtuar”- shtoi ajo duke treguar gjerdanin e saj të artë. “A nuk është kështu?”
Të paktën që nga lufta civile në vend, shoqëria greke ka qenë e copëtuar nga ndarjet e thella mes të majtës dhe së djathtës. Gjendja e rënduar finaciare ka rihapur plagët e vjetra, që ishin shëruar përgjatë brezave. Për të pasurit, jeta pa euron është pothuajse e paimagjinueshme. Monedha e përbashkët e kishte bërë më të lehtë për ta, për t’i dërguar fëmijët jashtë vendit për të studiuar apo blerë prona dhe mallra luksoze në vende të tjera të Evropës. Më shumë se kaq, kjo e dallonte Greqinë nga fqinjët e saj të varfër të Ballkanit, duke e konfirmuar vendin e saj në qendër të një Evrope të begatë.
Por ndërsa kriza ka vijuar, grekët e tjerë – veçanërisht mbështetësit e kryeministrit të krahut të majtë Aleksis Cipras – gjithnjë e më shumë po e barazojnë anëtarësimin në eurozonë, me shkurtimet alarmante të shpenzimeve publike dhe pabarazisë sociale. Deri tani, shumica e elitës së vendit e kishte cilësuar sfidën e zoti Cipras ndaj kreditorëve ndërkombëtare të vendit, si një bllof të mirëllogaritur për përfitimin e sa më shumë ndihmave nga liderët e BE-së, të frikësuar nga pasojat e një dalje greke nga eurozona. Por në festën që po mbahej në veri të Athinës, u konstatua me shqetësim se disa nga përkrahësit e Syriza-s, ndjejnë se nuk kanë asgjë për të humbur, dhe për këtë arsj^e janë të gatshëm të ndërmarrin një hap drejt së panjohurës, përmes një falimentimit të mundshëm, sesa të vazhdojnë të vuajnë poshtërimin e një zmbrapsjeje dhe më shumë shkurtime shpenzimesh publike.
“Klasa punëtore pa para për të shpenzuar dhe me llogaritë bankare bosh… nuk ka asgjë për të humbur”-shprehet Patroklos Kudunis, themelues i “Adequate”, një kompani konsulence e rriskut politik. “Për këtë arsye, ata e mbështesin qeverinë dhe siç e tregojnë sondazhet, gjysma e tyre janë në favor të një Grexit”.
Zoti Kudunis, iu bashkua një proteste pro-BE- së mbrëmjen e së enjtes në Athinë, të organizuar në përgjigje të një tubimi nga ana e mbështetësve të Syriza-s. Ai ishte një akt, që sipas Kunidis, “kurrë nuk do ta kishte imagjinuar ndonjëherë se do ta ndërmerte”. “Ata që kanë diçka-ose shumë-për të humbur, janë mjaft të irrituar. Ata mendojnë se ndodhen nën një rrezik ekstrem, dhe janë të gatshëm për të lëvizin nga kolltukët e tyre dhe dalin të protestojnë në rrugë”.
Frika nga ajo që mund të ndodhë këtë javë, duke përfshirë paralajmërimet mbi kontrollin e kapitalit të bankave greke, nëse nuk ka marrëveshje, ka bërë që grekët e pasur të lëvizin pjesën më të madhe të pasurisë së tyre jashtë vendit, ose t’i grumbullojnë paratë e tyre në shtëpi.
Sipas të dhënave, deri në fundit të prillit, rreth 70 miliardë euro ka ikur nga Greqia drejt vendeve të tjera të eurozonës që nga fundi i nëntorit të vitit të shkuar, pak para shpërthimit të krizës politike, që në tek e fundit solli Syriza- n në pushtet.
“Gjithkush ka planin e vet”- thotë Dimitris Paraskevas, i cili drejton një studio ligjore në pronësi të familjes së tij në Athinë. “Njerëzit kanë marrë paratë e tyre nga bankat, dhe po bëjnë diçka me to… Unë kam një mik që është i suksesshëm, ai ka blerë aksione. Njerëz të tjerë blejnë ushqime”. Zoti Paraskevas, ka planifikuar të dërgojë nënën 79-vjeçare në shtëpinë e tij në Londër, në qoftë se gjërat keqësohen më tej. Ai ka hapur edhe llogari bankare britanike për biznesin e tij. “Nëse fillojnë kontrollet e kapitalit, me të vërtetë do të jetë një makth për ne. Do të ketë shumë mjerim”. Duke iu rrikthyer tek festa, vallëzimi kishte filluar dhe koktejlet e derdhën lumë. “Është si ditët e fundit të Romës, apo jo?”-u shpreh një mysafir, teksa mban në dorë një akullore dhe gotë me uiski dhe ecën përmes turmës së gëzuar. “Por do të ketë një marrëveshje”- tha ai, me siguri. “Jam i sigurt se do të ketë”. /Financial Times – Bota.al

He, kurvat…
QAJUNI HALLIN, I KANE MARRE MASAT ATA.
LIND PYETJA,
POPULLI “HERO DHE TRIM” GREK, KU ISHTE KUR BEHESHIN INVESTIME PA KRITER DUKE E ZHYTYR VENDIN NE BORXHE???!!!!
MOS VALLE, JA KANE NDJERE NDOPAK LEZETIN EDHE GREKET E THJESHTE KETIJ MUHABETI???!!!!!
ESHTE KOHA E SHLYERJES SE FATURAVE.
Ku eshte pare ndonjehere qe te pyetet populli o Arben?! Ti ke te drejte te zgjedhesh midis koleres dhe murtajes, pastaj jane ato qe vendosin per ty. Pak popuj jane aq te ngritur sa te mos e lejne qeverine te hedhe valle ne kurrizin e tyre. Si psh Zvicra me referendumet e saj ose Danimarka, Suedia, Norvegjia. Dhe kaq. Popujt e tjere jane terhequr gjithmone nga hunda, kur nuk jane perdorur si mish per top per te pasuruar nje kaste ne pushtet.
Gjeniu Karl Marks e pat thene: Nga revolucioni proletariati nuk humbet asgje pervec prangave. Greku e ka kopjuar Marksin dhe ka te drejte.70 Miliarde Euro kane ikur nga Greqia , ne nje kohe kur Greqia negocion per 2 miliarde Euro, qe te shlyeje interesat e borxheve te reja. E gjithe kjo tregon se parate jane ne Greqi dhe se ato jane vjedhur nga pushtetaret dhe nga biznesmenet e medhenj qe nuk paguajne taksat. Qeveria greke duhet t’i ngrije dhe t’i sekuestroj si fillim parate e bankave dhe t’i perdore keto para. Pastaj pas nje kontrolli te imte mund te behen dhe konfiskimet per ata qe kane vjedhur dhe fshehur taksa dhe keshtu mund te dilet nga situata e kolapsit. Nuk eshte zgjidhja te shkurtimet e pensineve dhe ndihmes sociale per te varferit.
ATO PARA QE KANE IKUR, A KANE PATUR ZOT APO SI??!!!
TI JE DAKORT TA KONSFISKOJE SHTETI SHTEPINE QE TE SHLYEJE BORXHET????!!!!!!!!
GREKET KANE NGRENE SI POPULL NGA MIELLI I GJERMANIT.
TANI QE GJERMANI E DO, FILLOJNE DHE PERDRIDHEN.
TI PERSONALISHT, I FAL PARATE DIKUJT QE I KE DHENE BORXH??!!!!
BEHET FJALE TJA FALESH TI ME NDERGJEGJE, SEPSE MUNDET QE EDHE SADO TE LUFTOSH, MUND TE MOS ARRISH T’JA MARRESH DOT.
gjermanet kur hengren nga mielli i parave te shteteve europiane, i ben rrush e kumbulla, armatime dhe vrane gjysmen e europes ne lufte, ne 1956 kerkuan faljen e ketyre borxheve, ku europianet ja falen, midis tyre dhe greqia pjesen e vet.
keshtu eshte historia e miellit gjerman ne luften e dyte, me parate e shteteve europiane.
ate qe kane bere gjermanet , vrane miliona europiane me parate e kreditoreve, nuk e ka bere asnje komb ne gjithe historine e civilizimit njerezor.
Ato para kane pasur zot hajdutet dhe politikanet e korruptuar. Ato 70 miliarde qe jane transferuar nga bankat e Greqise drejt bankave te Perendimit jane pjese e atyre 320 miliardeve qe Greqia i ka sot borxh kreditoreve nderkombetare.
PERSE NUK I DENON SHTETI ATEHERE DHE TUA SEKUESTROJE PASURITE??!!!!
QAJUNI HALLIN, I KANE MARRE MASAT ATA.
LIND PYETJA,
POPULLI “HERO DHE TRIM” GREK, KU ISHTE KUR BEHESHIN INVESTIME PA KRITER DUKE E ZHYTYR VENDIN NE BORXHE???!!!!
MOS VALLE, JA KANE NDJERE NDOPAK LEZETIN EDHE GREKET E THJESHTE KETIJ MUHABETI???!!!!!!
ESHTE KOHA E SHLYERJES SE FATURAVE.
Greqia beri ate qe poliputanat e politikes shqiptare nuk kishin per ta bere kurre.
Greqia duhet te dale nga Clubi Hajduteve EU nqs e ka ndare mendjen,dhe te ATA te Clubit kane per te marre leshte me pare.
Greqia do jete me mire jashte EU.
Kush fitoi nga Clubi Hajduteve te quajtur EU??
Gjermania…..e cila njeh vetem rritje
Franca………..taksat per fermeret franceze ne miliarda euro paguhen nga Gjermania,sipas nje pakti mes tyre.
Ingellandi……..paguan per BE,20% dhe mer 160%,se i duhen Mbretreshes.
Austria………Qendra Rrothshild,vetem numeron bankat dhe shumat ne llogarite bankare,jane ok ose jo.
Sklleverit e tjere te EU,duhet te paguajne ate cka thone 4 vellezerit siameze.