O me ne, o kundër nesh; rrugë tjetër nuk ka! O i vë kryqin e zi “votës së bardhë”, ose je shërbëtori i pushtetit apo “Parisë”. Ky është argumenti i radhës i mbështetësve të iniciativës “vota e bardhë” kundër kujtdo që kundërshton këtë iniciativë. Dhe këtu mbështetësit e kësaj iniciative flasin më tagrin e përfaqësuesit të shoqërisë civile, të asaj shoqërie “puritanësh” e cila cdokënd që gjendet përtej kësaj shoqërie (“puritanësh”) e konsideron një militant partiak të infektuar nga mania për pushtet dhe privilegje personale që bien ndesh me interesat e shoqërisë.
Fatkeqësisht, dhe në mënyrë që as ata vet nuk e kanë kuptuar, mbështetësit publik të “votës së bardhë” po e ndajnë shoqërinë shqiptare në dy klasa kryesore: nga njëra anë kemi klasën e pushtetit dhe mbështetësve të tij (militantët) kurse nga ana tjetër kemi popullin e pavarur të shoqërisë civile “puritane” e cila përfaqësohet vetëm nga ata që mbështesin “votën e bardhë”. Doktoranti i Shkencave Politike Z. Grid Roji, në një shkrim tijin, i konsideronte oponentët e “votës së bardhë” si “opinionistë rrogëtarë” ose “ekspertë të shitur”, duke sulmuar kështu individin dhe jo argumentin.
A është ky argument i vërtet? Përgjigjia e kësaj pyetje varet nga mënyra se si e shikojmë, vlersojmë, dhe bashkveprojmë me botën politike që na rrethon. Parë nga ky prizëm, ideologjia apo teoria që mbështesim luan një rolë të pazëvendësueshëm për të interpretuar fenomenet e ndryshme politike. Në një shkrim të mëparshëm, unë bëra një analizë të përafrimit teorik mbi të cilin bazohet nisma “vota e bardhë”. Në të unë argumentova se përse iniciativa “vota e bardhë” është një iniciativë e bazuar në botkuptimin elitist dhe neomarksist të politikës, e cila nuk e shikon politikën si një përplasje midis grupimeve sociale me ideologji dhe interesa të ndryshme, por e thjeshtonë përbërjen e shoqërisë duke e ndarë atë në dy grupime—sunduesit dhe të sunduarit—ku shteti përdoret nga të parët si instrument për t‘i shërbyer interesave të tyre.
Profesori i nderuar Shenasi Rama dhe të gjithë mbështetësit e “votës së bardhë” kishin dy opsione kryesore mbi të cilat mund të ngrinin pretendimet dhe shqetsimet e tyre në lidhje me situatën politike. Opsioni i parë do të ishte nëse ata do të përdornin një botkuptim pluralist për të shpjeguar atë që po ndodh në politikën shqiptare. Përmes këtij botkuptimi, ata do të mund të argumentonin se politika shqiptare dhe kjo klasë politike egzistuese (e mire apo e keqe, barbare apo fisnike) është produkt i përplasjes se ideologjive dhe/ose interesave të grupimeve të ndryshme social-politiko-ekomike. Dhe këto grupime interesi janë nga më të ndryshmet, si grupime ideologjike, klanore, etnike, krahinore, fetare, ekonomike, profesionale, etc, të cilat janë prezente në politikën shqiptare. Nëse një perspektivë e tillë do të zbulonte probleme politike, atherë, grupimet social-politike (praktikisht mbarë shoqëria) do të ishin përgjegjësit kryesor për problemet e shkaktuara, dhe jo thjesht e vetëm individët politik që përfaqësojnë këto grupime.
Por Profesor Rama dhe të tjerët zgjodhën opsionin e dytë, atë të botkuptimit elitist me nuanca neomarksiste, për të shpjeguar atë që po ndodh sot në politikën shqipare. Botkuptimi elitist me nuanca neomarksiste në natyrën e tij është një botkuptim dualist pasi ai e ndanë shoqërinë në klasë sunduese dhe klasë të sunduar dhe shtetin e shikon si instrument në duart e klasës sunduese për t’i shërbyer interesave të saj, ose e njohur ndryshe si “Paria”. Dhe ky botkuptim është ai cfarë ka shkaktuar ndërmarjen e iniciativës “vota e bardhë” pasi cdo parti politike konsiderohet nga elitistët si pjesë e klasës sunduese, dhe si rrjedhojë nuk ka alternativë tjetër politike për të përzgjedhur.
Prej këtej, kujtdo i lind e drejta të pyes: Atherë, cila është zgjidhja që ofron “vota e bardhë” nëse vërtet të gjitha forcat politike qënkan pjesë e një klase të vetme sunduese? A është “vota e bardhë” një alternativë politike? Nëse po, si? A mund të na shpjegojnë mbështetësit e kësaj nisme mekanizmin se si funksionon ajo kundër “parisë” apo elitës së pushtetit sot? Si do ta masim suksesin e saj? Nëse vota e bardhë nuk është alternativë reale, atherë për cfarë arsyesh pompohet me kaq zell, për hir të inatit, dëshpërimit, apo dështimit?
Ndaj përpara se unë mund të hyjë në një replikë botkuptimore me mbështetësit e “votës së bardhë”, pikë së pari, unë kërkoj nga këta mbështetës që t’i tregojnë votuesit shqiptarë se si funksionon mekanizmi i “votës së bardhë”! Tregojini, fillimisht, votuesve shqiptarë se si do të shkatërrojë pushtetin e klasës politike aktuale alternativa “vota e bardhë”? Cfarë duhet të presi të ndodhë votuesi pas hedhjes së “votës së bardhë”? Flitet se gjoja “vota e bardhë” do i heqi legjitimitetin klasës politike. Po a nuk është paradoksale kjo heqje e legjitimitetit në një kohë kur pretendohet se kjo klasë nuk ka legjitimitet? Por edhe nëse do i hiqte legjitimitetin, atherë cfarë do të përfitonte populli në këtë rast, do të hante, pinte e vishte legjitimitet? Flitet se “vota e bardhë” është votë proteste. Për cfarë proteste bëhet fjalë? Kush do e shikojë apo kush do e ndjejë këtë protest në një kohë kur “vota e bardhë” ngelet thjeshtë një votë e pavlefshme? Me pak fjalë, cfarë alternative po i ofrohet popullit përmes “votës së bardhë”?
Unë e kam përgjigjen time. “Vota e bardhë” nuk është alternativë politike. Ajo është thjeshtë një lëvizje ose votë që dëshmon inatin, dëshpërimin, dhe dështimin e shoqërisë apo një segmenti të saj për të prodhuar një alternativë politike. Kjo lëvizje është e bazuar në një botkuptim elitist dhe si rrjedhoj ajo dështon që të kuptoj realitetin kompleks të politikës shqiptare, sado i hidhur të jetë ai. Ajo dështon të kuptojë se përgjegjësia politike shkonë shumë më përtej asaj që ata e quajnë elitë pushteti, klasë sunduese, apo “Paria”, duke përfshirë këtu mbarë shoqërinë. “Vota e bardhë” ngelet thjeshtë një votë e diktuar nga një botkuptim elitist me nuanca neomarksiste, i cili e shikon shoqërinë të ndarë në klasë sunduese dhe të sunduar dhe shtetin si një instrument për të përmbushur epshet e klasës sunduese.

Vota e bardhe eshte nje teze qe pershkallezohet ne disa veprime politike te cilat te marra se bashku, kane efekte “anesore” per shendetin e “Bllokut te shperndare”(keshtu e quaj une klasen komuniste te kthyer ne klase kapitaliste)! Ideatoret, financuesit(qe ne rastin tone nuk ka) dhe perfituesit e kesaj nisme jane heterogjene . Qe te kete njeri me pese pare mend ne koke qe sot te mos e kuptoje qe nuk ka zgjedhje por nje po ose jo te dy listave qe paraqesin dy njerez te Bllokut(Saliu sherbetor dhe spiun ndersa Edi si cun blloku), une nuk besoj. Qe te mos reagoje fare njeriu kur e ndjen se po tallen me te ne nje proces hajdutesh, perseri e kam veshtire ta besoj. A mund te organizohet ne nje alternative qe te vertetoje se cfare ngjet me pushtetin ilegjitim pas votes se bardhe(votes me kryq), dmth nje administrim i kesaj alternative, besoj se nuk ka kohe sepse djemte e Shqiperise jane jashte, ndersa plakat, pleqte dhe rrogetaret e pseudoshtetit nuk e bejne dot kte pune. Te presim cfare do te beje Saliu kur te shohe se s`ka mbetur asnje lek ne arken e shtetit me 24 Qershor! Ata qe perkrahin politikanet e sotem nuk kane te drejte te flasin e te shohin se cfare bejne te tjeret. Ata le te kenaqen per shendetin mendor qe kane!
Vota e bardhe nje ide e disa budallenjeve qe mendojne se cmohen nga njerezit si te zgjuar.Kur ta kuptojne keta se populli nuk jua vare fare por populli do votoje atehere keta do shajne popullin
Ajo cfare eshte e mire per shumicen eshte demokratike don apo sdon Shinasi apo Lubonja.Shinasi ka kuptue se miku i tije Edi Rama nuk fiton prandaj ka thirre per bojkot.
Per Shinasin ose kthimi i bijve te bllokut ose le te digjet Shqiperija.
Rueje zot popullin dhe Shqiperine nga budallenjet qe kemi
O derr, më të prirur për të votuar në të bardhë janë ata të Ramës se sa derrat si ty që i shkojnë Salës, kjo dihet. Unë s’di se ç’do të bësh ti si mjeran kur të të ikë Baba Saliu, se as shqip nuk di.
Ja edhe pergjigja, te cilen mund ta nxirrni edhe ne gazete
http://shinasi.wordpress.com/2013/06/11/pse-merrem-me-politike-shtet-kombi-besimi-dhe-qellimi-im/
Per Luk Velajn nuk na sqaron ky Shinasi ne linkun e derguem me nobody.
Edhe nuk eshte politikan edhe jep mend per politike.Kesaje i thone me i hype gomarit se prapethi
edhe ke komentuar o kelmend pse nuk te mbulo dheri e te mos dalesh mbi te po ku di ti o qurash se c eshte bota o bythe lepiresi i berishes me sa mer vesh gomari nga muzika,,,aq merni vesh nga politika ,,onjeres te pa skrupull e lexove poshtersite e lul bashes se cka deklaruar per ata bij nenash,,qe luftuan per clirimin e kosoves..ata bij nenash dergjemn ne qelite e serbise sepse agjentura serbe i ka paditur..luli juaj deklaron pa pike turpi e thote ,jam krenar qe kam bashkepunuar…kujt i sherben serbit apo kosoves…edhe sikur te kish ndodhur vetem per hir te luftes qe bene ai nuk duhej bere pale ne kete poshtersi..e kupton c do thote kjo o idjot..e bija e berishes tuaj eshte kryesorja qe u vuri vulen luftetareve si kriminele ,,he o te pa cipe haet kjo si mundet tu besohet juve e qe pretendoni gjoja jeni besnike si mndet te pretendoni e te mbroni berishen ,kur e bija e tij per interesa serbe te fute shqipetaret ne qor sokak.. u mbulofte turpi per jete o felliqesirat e kombit..
Vota e bardhe eshte nje shpikje dashakeqe e cila nuk te con gjekundi.Kjo merr kuptim te vecante ne Shqiperi ku mbasi me shume mundim ke gjetur emrin ke listat e “Ponit’ rri dhe ne rradhe per te votuar dhe nuk shenon asgje ne flete.Cmenduri qe i sherben ” gjyshit antiplumb”.