Miliarderi Elon Musk, përmes një postimi ka njoftuar se platforma e Twitterit do të jetë falas për përdoruesit e zakonshëm ndërsa qeveritarët do të paguajnë për përdorimin e platformës.
Musk është në shënjestër të përdoruesve komercialë dhe qeveritarë dhe plani i tij synon të rrisë të ardhurat e mediumit, pasi vlerëson se është shumë prapa rivalëve të tij më të mëdhenj, siç është Facebook-u i Meta Platforms.
Sipas Dailymail, Musk gjithashtu ka postuar në Twitter në lidhje me tweet-et që mund të fitojnë para, megjithëse ai nuk ka dhënë detaje specifike.
Duhet të theksohet se në tweet-et e tjera që u fshinë më vonë nga llogaria e tij, pronari i Tesla propozoi gjithashtu ndryshime në shërbimin e abonimit premium Twitter, duke përfshirë uljen e çmimit, ndalimin e reklamave.
j.l./ dita
