Elsa Lila vjen në Shqipëri dhe kthehet pas në… kohë

redaktor

Pas lajmit të rikthimit në Shqipëri me kohë të plotë si trajnere në jurinë e “The Voice of Albania”, këngëtarja e njohur Elsa Lila, është bërë pjesë e një seti fotografik ku përveç ëmbëlsisë dhe rinisë që përcjell në portret, në një tjetër foto shfaqet si e dalë nga arkivat e komunizmit. Këngëtarja, pjesëmarrëse në dy edicione të “Sanremo”-s në Itali, shihet që del nga një valixhe e vjetër prej druri, duke tymosur një cigare. Kjo foto e shkrepur nga aparati i fotografit kosovar Artan Korenica, tregon fituesen e festivaleve në RTSH duke pozuar pranë stacionit të trenit në Vorë, ndërsa veshja dhe filtrat e përdorur të sjellin në mend kohën përpara viteve ’90. Për një gjë na vjen mirë, që Elsa Lila po rikthehet, me zë dhe me figurë!

Share This Article
1 Comment
  • Do jet aktive te PS po dasht Zoti e te mos e psoj si ajo.Nga selia e ksaj partie doli ate dite qe gjeti vdekjen ne kilometrin 41 duke shkuar ne Elbasan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *