Elseid Hysaj “arratiset” me të fejuarën në plazhet e Dubait

Dita

Elseid Hysaj, mbrojtësi i Napolit në Seria A dhe i kombëtares shqiptare, ka “fluturuar” në Dubai, për të shijuar verën në dimër, rrezet e diellit dhe freskinë e detit. Së bashku me të fejuarën e tij, ai po shijon disa ditë pushimesh në Dubai. Duke qenë se Seria

A ka marrë disa ditë pushime, do të rifillojë më 6 janar, shkodrani ka zgjedhur të udhëtojë drejt një vendi të ngrohtë. Sikurse dihet, Elseid Hysaj, ka kurorëzuar para disa kohësh me fejesë dashurinë e tij, Florenza Lekstakaj, raporton Telesport.

Florenza ka qenë “Miss Shqipëria” në vitin 2013 dhe prej kohësh ishte folur për lidhjen e tyre, por pa u konfirmuar nga çifti. Në një intervistë për të përditshmen “Il Tirreneo”, Hysaj ka zbuluar se ata madje do të fejoheshin. “Nuk ishte martesë, por diçka mjaft e ngjashme. Ishte një festë me të gjithë të afërmit tanë.

Një hap mjaft i rëndësishëm për ne. E kam njohur qysh në shkollë,  më ka rënë në sy menjëherë, por për t’i rrëmbyer një puthje m’u desh të pres shumë”, – ka thënë futbollisti kuqezi, që tashmë e ka bukuroshen në krah, në Dubai, por edhe në stadiumet ku ai luan.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *