Elseid Hysaj i habit të gjithë në Itali

Dita

Nga krahu e tij nuk kalohet, kështu e përkufizuan mediat italiane paraqitjen e Elseid Hysajt në fitoren 2-1 të Napolit përballë Juventusit.

Edhe pse kishte të bënte me një lojtar si Paul Pogba që është edhe futbollisti më i rrezikshëm që ka aktualisht në dispozicion Juventusi, mbrojtësi shqiptar zhvilloi një ndeshje fantastike përballë bardhezinjëve duke mos u lejuar asgjë kundërshtarëve nga krahu i tij. Specialistët e futbollit në Apenine e vlerësuan paraqitjen e 21-vjecarit nga Shkodra me notën 7 dhe vetëm Gonzalo Higuain autori një goli të shkëlqyer mori një vlerësim më të lartë 7,5.

Në krahun e djathtë të mbrojtes së Napolit, Hysaj ishte gjatë gjithë kohës konstant në lojën tij duke i bërë ballë një kundërshtari të klasit Botëror si Pogba edhe në planin fizik. Gjithmonë i mirëpozicionuar dhe që u lejonte shumë pak hapsira futbollistëve të Juventusit. Napoli është rritur shumë në mbrojtje në takimet e fundit dhe sipas mediave italiane një meritë të padiskutueshme për këtë e ka pikërisht futbollisti i kombëtares kuqezi.

Faqja e specilizuar Tuttomercatowebb, shkruan se është pikërisht ish lojtari i Empolit surpriza e vërtetë e të kaltërve në sfidat e fundit. Pas disa paraqitjeve jo shumë pozitive në krahun e majtë të mbrojtjes, Sarri e zhvendosi talentin shqiptar në të djathtë pozicion në të cilin Hysaj luan edhe në kombëtare, dhe në 4 ndeshjet që ka luajtur në këtë krah të prapavijës 21-vjecari ka bërë me të vërtetë diferencën.

Fakti që ishte një nga më të mirët në fushë ndaj Juventusit është treguesi më i qartë i kësaj. U transferua te një skuadër e madhe si Napoli gjatë verës sepse zhvilloi një sezon fantastik me Empolin i pari për të në Serinë A, dhe tashmë Elseid Hysaj po shijon me të drejtë frytet e punës së tij.

Share This Article
2 Comments
  • Jemi ne regull fare tani me Eriseldin ne krah te djathte , por edhe rezerva qe esht per ket krah Berati esht shum i mire
    Kemi mbrojtje te mire shume , vetem te kene njecike kujdes ne krosime dhe do ha fusim Serbise

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *