Elton John, “i turpëruar” nga Brexit

Edona Llukacaj

Elton John kritikoi ata që mbështetën fushatën angleze “Leave” (Largim), në vitin 2016 dhe tha se ndihej “i turpëruar” nga Britania e Madhe.

Muzikanti i tha spektatorëve në një koncert në Verona se ai ishte “europian”, teksa kritikonte deputetët britanikë.

I ulur në piano të tij, John tha se politikanët e bënin të sëmurë, veçanërisht politikanët britanikë”, pak para se të performonte këngën e tij 1995 “Believe” (Beso).

John, gjithashtu nënkuptoi se ata që mbështetën fushatën e largimit ishin budallenj.

Teksa turma brohoriste ai përsëriti se Brexiti ia shpifte dhe  tha: “Unë jam europian. Unë nuk jam një anglez idiot i trashë, kolonial dhe imperialist “.

Ai shtoi: “Më vjen turp për atë që ka bërë vendi im. Është ndarë nga njerëzit.”

Ylli i muzikës,  në jetën e të cilit është bazuar filmi i ri “Rocketman”, është në Itali për turneun e tij të lamtumirës, koncerti i të cilit do të jetë në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2020. Komentet e tij mbi Brexitin patën të njëjtin ndikim edhe mbi turmat në koncertin e Antwerpit, javën e kaluar.

e.ll./dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *