Elton John, në luftë me Dolce e Gabbana

Bledar Lumani

Elton John i ka shpallur luftë “Dolce & Gabbanas”.

Kjo, pasi dyshja e kompanisë është shprehur se janë kundër birësimit të fëmijëve nga çiftet homoseksuale.

“Jemi kundër birësimeve nga homoseksualët.

Familja e vetme është ajo tradicionalja.

Jeta ka rrjedhë natyrale dhe kjo nuk duhet të ndryshojë”, raportohet se kanë thënë dy dizajnerët, Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana.

“Krijimi i fëmijës duhet të jetë akt i dashurisë.

Jeni të lindur për t’u bërë nënë dhe baba – ose të paktën kështu duhet të jetë.

Unë i quaj këta ‘fëmijë sintetikë’”, ka thënë Dolce.

John, i cili ka dy fëmijë me partnerin David Furnish nga një nënë surrogate, ka reaguar ashpër, duke thënë se do ta bojkotojë këtë shtëpi mode.

“Si guxoni t’i quani fëmijët e mi të bukur ‘sintetikë’.

Turp që gjykoni IVF-në, që është mrekulli që iu mundëson njerëzve që duhen realizimin e ëndrrës për të pasur fëmijë.

Mendimi juaj arkaik është jashtë kohës, sikurse dizajnet tuaja.

Nuk do të blej më asnjëherë më asgjë nga ‘Dolce & Gabbana’”, ka shkruar këngëtari në Instagram.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *