Elton John e ka sulmuar ashpër në profilin e tij në Instagram kryebashkiakun e Venecias, Luigi Brugnaro, duke e cilësuar të “marrë” dhe “torollak”.
Këngëtari e ka akuzuar për vendimin e përfolur të qytetarit të parë për të mos lejuar në shkollat e Lagunës të ashtuquajturat libra për “tender”, në të cilat flitet për familjet me prindër të të njëtit seks. Këngëtari anglez, një mbrojtës i flaktë prej kohësh i të drejtave të gay-ve, është babai i dy fëmijëve me bashkëshortin David Furnish.
“Venecia e mrekulleushme – shkruante këngëtari – pa dyshim po mbytet por jo aq shpejt sa torollaku i lig Brugnaro”.
Sipas muzikantit, ndër të tjera, kryebashkiaku ka ndaluar librat që flasin për familje të lumtura homoseksuale: “Në vend që të nxisë një botë të bazuar te përfshirja, toleranca dhe dashuria, ai promovon një shoqëri të ardhshme që krijon ndasi dhe favorizon injorancën”.

Pse nuk behet kryebashkiaku i Mykonos-it ky Tore lule bore?
Ky meriton anuscopin tre here ne dite!