Elvana Gjata thyen heshtjen: S’e kam aspak të lehtë

Ornela

E cilësuar si ‘mollë sherri’ për vrasjen e 4 tetorit 2018 në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata më në fund ka thyer heshtjen. Ajo thotë se ka kaluar një periudhë shumë të vështirë fizikisht dhe moralisht. Pavarësisht kësaj, këngëtarja iu premton fansave që nuk do të heqë dorë nga muzika, pa të cilën thotë se nuk mund të jetojë.

Deklarata e plotë

Nuk e kam aspak të lehtë këtë moment, por e kuptoj që më duhet t’i them dy fjalë, pasi u detyrohem shume të  gjithë atyre që çdo ditë më kanë shkruar duke më pyetur për shëndetin, e duke me ofruar mbështetjen e tyre… kolegë, miq, të afërm, dhe sigurisht ata që kurrë nuk më kanë braktisur e kurrë nuk kanë reshtur me dashurinë e tyre ndaj meje dhe muzikës time, fansat e mi.

Po… kam kaluar një periudhe shumë të vështirë… fizikisht dhe moralisht… e dërrmuar dhe e vrarë nga fjalë, fjalë,fjalë… edhe me shume se sa unë në këtë moment mund të shpreh më fjale…

Kurrë ne jetën time si kam dashur keq askujt…ajo qe kam dashur gjithmone eshte te shoh veç lumturi, kudo ku kemi qene bashke, ne çdo koncert e çdo video qe ju keni publikuar me enget e mia.

Nuk e kam aspak te lehte, por ju kam ju… e do vazhdoj te bej ate per te cilen me keni dhuruar kaq shume dashuri ne me shume se 10 vjet e pa te cilen nuk di a mund te jetoj…

o.j/dita

Share This Article
6 Comments
  • Ik moj Materialiste Femër , se për LEK ju Shisni Motèr e Vèlla , Nënë e Baba !!!! Jeni Femra të Ndyra dhe të Pështira ! Ytttttt yyytttttt ! Ptu ptu ptu femèr e lig

  • Sinqerisht me ka ardhur shume keq per maskarallekun dhe perversitetin qe tregoi media ndaj kesaj vajze.
    Ne cdo vend tjeter te botes do ishin denuar me gjoba dhe ndoshta dhe me pushime nga puna.
    Shqiptaret jane akoma perverse me instikte te uleta
    Ashtu veproi dhe Tema, dhe Dita qe e ndoqi pas me gezim dramen qe u peshtoll pas Elvanes.
    As qe e degjoj ndonjehere, por nuk mund ti trajtome femrat si objekte per te shfryre instiktet e uleta te harbuterise

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *