Me një total prej 189 votash pro, Kombet e Bashkuara votuan për heqjen e embargos së Shteteve të Bashkuara ndaj Kubës. Ky vendim, që mori vetëm votën kundër të Izraelit dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, detyron këtë të fundit të tërhiqet nga embargoja dhe çdo formë tjetër që cënon tregtinë e lirë. Shqipëria renditet në listën e vendeve të OKB-së që votuan pro.
“SHBA-të duhet të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të zhbërë të gjitha masat dhe kufizimet e vendosura, sa më shpejt që të jetë e mundur”, u deklarua pas përfundimit të Asamblesë.
Ndërkaq, ministri i jashtëm kubanez Bruno Rodriguez Parrilla, nënvizoi pasojat e mëdha që këto kufizime i kanë shkaktuar ekonomisë së vendit, sidomos përsa iu përket medikamenteve jetësore. “Dëm i paimagjinueshëm i është shkaktuar popullit kuban nga kjo bllokadë, e cila arrin në kufijtë e një gjenocidi. Është gjithashtu një shkelje e të drejtave të njeriut”, shprehu Parrilla.
Nga ana tjetër, ambasadorja e SHBA-ve, Nikki Haley, tha se ky vendim nuk ndryshon asgjë në problemet me të cilat po përballet populli i Kubës. “Ne do vazhdojmë të qëndrojmë përkrah tyre, deri në momentin kur t’iu kthehen të drejtat dhe liritë kryesore. Nuk do dorëzohemi”, theksoi Haley.
Embargoja e shtetit amerikan ndaj atij kuban, e quajtur ndryshe “el bloqueo”, e ka zanafillën në 14 mars të vitit 1958, gjatë regjimit të Fulgencio Batista. Në vitin 1962, embargoja u shtri dhe në eksportin e ushqimeve dhe medikamenteve duke kufizuar kështu thuajse çdo marrëdhënie ekonomike, financiare dhe tregtare të Kubës. Këto masa u morën me qëllim rivendosjen e demokracisë në vend dhe respektimin e të drejtave njerëzore, mirëpo që prej vitit 1992, Kombet e Bashkuara propozonin çdo vit rezolutën që dënonte këtë embargo deri ditën e djeshme, kur u votua kundër saj./Scan

o.j/dita

Embargoja ndaj Kubes ka qene akt kriminal.E ka thene mire ministri kuban qe embargoja ka qene genocid.Lind pyetja kush e vuri embargon ndaj popullit paqesor kuban?
Populli Kuban ka patur DY EMBARGO, njera eshte embargoja e krijuar nga vetja e vet nga sistemi komunist diktatorial i FIDEL KASTROS dhe tjetra nga SHBA-ja. Kjo eshte e verteta.
Po Shqiperia sa embargo ka patur??!!
Vetem nje dhe kete e ka patur nga sundimi komunist diktatorial i ENVER HOXHES. Shqiperia dhe populli i saj per 47 vjet duke filluar nga 29 nentor 1944, bllokoj dhe mbylli veten e vet nen parimin gjithçka ta ndertojme me forcat tona. Kurse mbas kesaj diktature erdhi e ashtuquajtura demokraci e cila e shkaterroj gjithçka e ndertuar me djersen dhe mundin e ketij populli duke filluar nga shpellari Sali Berisha dhe ky aktuali me thonjte e pa prere te zeze si e gjeti ne Paris Fatos Nano, Edi Rama.