Brenda 24 orëve të fundit Edi Rama dhe ministrat e kabinetit kanë emëruar 10 drejtorët e parë në disa nga drejtoritë kyçe të administratës. Gjatë ditës së djeshme janë publikuar emrat e drejtuesve të Doganave, Tatimeve dhe Postës Shqiptare.
Por në përgjigjen që kryeministri Rama kishte dje në të parën konferencë online, ju është përgjigjur skeptikëve se “puna do e gjykojë këto emërime”. Elisa Spiropali vjen në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, duke marrë në këtë mënyrë edhe detyrën e saj të parë në administratën shqiptare. Një tjetër zonjë me moshe te re do të jetë në krye të Tatimeve quhet Briseida Shehaj.
Drejtimi i Postës Shqiptare i është lënë Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ardit Çela, sekretar për marrëdhëniet me publikun në LSI. Qeveria emëroi dy ditë më parë Artan Lamen në postin e drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale.
Ministria e Energjetikës dhe Industrisë që drejtohet nga Damian Gjiknuri kreu pardje disa shkarkime drejtorësh dhe emërime të reja në disa prej shoqërive aksionere të Energjisë dhe Industrisë. Rikthehen në poste drejtues ish-kreu i KESH dhe ish-ministri i Energjetikës, Viktor Doda. Pas mbledhjes së Këshillave Mbikëqyrës përkatës u vendos që të shkarkohet drejtori aktual i KESH, Halit Velaj, dhe emërohet në vend të tij, Agron Hetoja. Ndryshime dhe në drejtimin e Albpetrol, ku shkarkohet drejtori aktual Ferdinand Murati duke emëruar në vend të tij, Endri Pukën. Po kështu është shkarkuar nga drejtori i OST, Arben Ibro duke emëruar në këtë pozicion Engjëll Zeqon.
Elisa Spiropali, Drejtoreshë e Doganave
Datëlindja: 15 mars1983
Vendlindja: Tiranë
Brisida Shehaj, Drejtoreshë e Tatimeve
Datëlindja: 18 prill 1984
Vendlindja: Sarandë
Ardit Çela, Drejtor i Posta Shqiptare
Datëlindja: 13 korrik 1987
Vendlindja: Poliçan
Artan Lame, Drejtor i ALUIZNI-t
Datëlindja: 12 mars 1967
Vendlindja: Tirane
Agron Hetoja, Drejtor i KESH
Datëlindja: 2 janar 1973
Vendlindja: Shkodër
Endri Puka, Drejtor i Albpetrol sh.a
Datëlindja: 19 tetor 1976
Vendlindja: Fier
Ëngjëll Zeqo, Drejtor i OST
Datëlindja: 11 shtator 1965
Vendlindja: Fier
Viktor Doda, Drejtor i Shërbimit Gjeologjik
Datëlindja: 10 tetor 1955
Vendlindja: Rubik
Rrapush Tola. Drejtues i Repartit Inspektim Shpëtim-Miniera
Datëlindja: 1 gusht 1962
Vendlindja: Librazhd
Dael Dervishi, Drejtor i AKBN
Datëlindja: 15 qershor 1976
Vendlindja: Tiranë

A ka me kalamaj te tjere,per te emeruar?
si shpejt ua poqe fiqte ketyre gjinove o Edvino o rob zoti. Njesh je njesh, jepu nga nje drejtori dhe gocave te Palushit. Esht komshiu im, ka 5 cope, goca per se mbari, parvjet kane marre dhe teseren e partise
Ja ka fut kot fare. Kjo nuk ishte e zonja te menaxhonte Fresshin jo me nje dikaster me probleme si doganat.
suksese Elisa, suksese Ardit, Rilindje!
Po partite aleate mo? 🙂 Me duket se do tu japin per te qeverisur bibliotekat e lagjeve :). Dhe te mendodh qe iu lerua nena ne fushate.
epo nena mbase ju lerua po ama nuk ja vlente e gjora, dhe para(vota nuk nxorri)…
Kristi Pinderi, drejtor ne Kryeministri per Shtyrje (shtyrjen e zgjedhjeve lokale:)
Kjo esht nje nevrastenike e torollepsur, ky djali nje cunak forumesh. Te rinj vertet por thjesht niveli medioker partiak i te rinjve. Ups, hajd mo suksese
Ore ore lulebore…
Turruni te rinj regjistrohuni ne forumet rinore te Partise. Rrofte partia, lavdi vepres se ndritur te.. etj 🙂 Keta te rinj jane si Basha e co. Te rritur nga familjet politike, te mekuar me frymen e lepirjes se fundbarkut te atij qe eshte ne krye. I njejti model. por une u deshiroj suksese dhe le te shpresojme qe poste kaq te rendesishme ne moshe kaq te re te mos i shkaterrojne si njerez ende pa u formuar si te tille
More xha Jaho !
Nuk i dheks ke fare keto çupulinat more derebardhe!
Edhe Une nje here e nje kohe nuk kesh besim tek ato krietarucet e te tjera, por tani qe me kan ardhur ment e kokes thom qe duhet me shume besim tek femrat.
Keto te sormet jane edhe te shkolluara edhe te stervitura qe ne vogeli per pune ,se keshtu e do demokracia.
Prandaj besim o xha Jaho dhe kujdes se tani te presin edhe mustaqet edhe koken.
Pleqeri te bardhe more se vam kohe qe nuk jemi pare.
Mos hiq derte per punet se i bejen te rinjte, po shiko pleqerine more umur gjat.
Jo mo xha Sulo jo, i dua shume cupkat une… Pale kur behen drejtore kane edhe me lezet. Ja ket gocen e Tatimeve e kam nga Saranda. E duam shume t gjithe si cupen tone, po me fort nga te gjithe e don xha Tahiri. E njeh xha Tahirin ti mo xha Sulo? 🙂
Suskese Elises, Vajza te tilla duhen per kete vende qe i ka kapluar korrupsioni.
Urime per Elisen! ishalla ke kemben e mbare qe vajza si ti te te ndjekin nga pas…
pergezime te perzemerta Elisa! suksese
Pa i provuar nuk paragjykohen, por kjo LARASKA e PS zor te beje hajer. Kjo me duket komplet si ai HARABELI i PD …Eduart Halimi.
bravo Rilindje! suksese Elisa! bravo Rama!
urime per detyren e ngarkuar nga kryeministri rama,elisa suksese te metejshme.
Urime….Urime….Urime, dhe suksese ne detyren e re Elisa
Natyrisht,Gjymyshka ishte hajdut dhe instaloi ne Dogana sistemin me te korruptuar dhe me diskriminuesin por,Spiropali c’ne..!? Cila eshte eksperienca e Spiropalit ne menaxhimin e nje nder institucionet me te rendesishem te shtetit shqiptar …!!
…i bindur kam votuar per Rilindjen por…nuk kuptoj…
Urime per detyren shum te rendesishme, Elisa suksese.
Znj. Spiropali eshte nder zonjat e verteta te ketij vendi dhe duhet ta kene per nder edhe demokratet qe doganat do te udhehiqen prej kesaj Lady. E zgjuar, e pakorruptuar, e shkolluar, elokuente, nje fytyre e vizatuar paster Elisa. Nje zonje me 7 yje. Bravo Edi Rama! Me bukur se kaq s’kishe si te zgjidhje per doganat, ama per Spiropalin, ajo gjithmone meriton me shume.
per shkodra.de…ne shkoder thuhet : ” fjala jote ne vesh te perendise “….!!
kisha besim qe Arqile Gorene nuk do ta hiqnin si drejtor i postave, sepse ka bere shume per kete sektor,nuk e njoh si person por vetem punen qe ka bere
urime Elisa dhe suksese ne detyren e re.!
Kane mbaruar ekspertet qe te behen emerime politike dhe ne keto dy institucione?
Qeveria Rama nuk e paska te gjate me keto emerime qe po ben. Keta drejtorat e rinj ne fillim te mesojne te punojne pastaj te marrin persiper te drejtojne me qindra specialiste qe ja jane thinjur ne profesion.
Keshtu si po promovohen keta te rinjte pa eksperience po krijohet kultura qe mjafton te hysh ne nje forum rinor partiak dhe e ke karrieren te siguruar.
Idiotesi jane keto, 26 vjec e 27 vjec drejtor. Se si i beni keto pune keshtu
“asnje nuk lind I korruptuar, I korruptuar behesh,,,,,,,,,,” I urrej te gjithe servilat qe I urojne kesaj “freshistes” pune te mbare,,,,,,,,,,,,legena te deformuar,,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!
Me vjen per te qare kur lexoj shumicen e komenteve te mesiperm. Pse o shqiptare keni pranuar kollaj kryeministra e ministra fare te rinj dhe pa asnje lloj lidhje te profesionit me detyren, bile me te rinj se Elisa dhe Arditi e emerimin e ketyre dy te rinjve nuk po e gelltisni dot? Gjykojini pasi t’i shihni rezultatin e punes te pakten pas nje viti. Shpresoj ne reagimin e mirekuptimin e shumices prej jush.
Mos i qani hallin qeverisjes se Edi Rames, pasi ai ka dhene prova qe nuk i mohon dot njeri. Perzgjedhjet e stafit qe po ben kryeministri jane bashkekohore dhe shume te goditura. Ai nuk ka harruar qe te gershetoje mire specialiste te vjeter dhe elemente te rinj, te pergatitur dhe te afte per te marre pergjegjesi te medha. E ardhmja e vendit eshte padiskutim e brezit te ri. Suksese te gjitheve ne detyrat e medha e fisnike qe i presin.
NJE PYETJE THELBESORE QE KA MBETUR PA PERGJIGJE:
Kur politika shqyptare do te vendose t’i heqe titujt e REZILIT diktatorit sadist Enver Hoxha qe me vendim te Kuvendit mbahet akoma si “Hero i popullit” dhe “Hero i punes socialiste”?
Kur do te fshihet nga lulishtja ne qender te Tiranes Piramida e Kolanceit si TURP dhe ogur i keq per shqyptaret ne syte e Botes 23 vjet pas renies se Murit te Berlinit?
Kur Edi Rama do te ndryshoje emerin e gazetes famekeqe te Enver Hoxhes, “Zeri i popullit” qe vazhdon te frikesoje femijet ne barkun e nenes dhe u kujton mjeraneve te persekutuar tmerrin dhe horrorin e viteve te tyre te lincimit.
Kur politika shqyptare nuk do te festoje me datat se mbollen ZINE bolshevike ne trojet tona dhe kur Edi Rama nuk do te shkoje me te nderoje beje homazhe ne varrezat e deshmoreve te sajuar si te tille, faktikisht dhe realisht te gjithe cuba dhe vrastare te Enverit dhe Saliut ne cdo 5 maj, data famekeqe kur Enveri spiunoi dhe likuidoi me pabesi te pashoq Qemal Stafen dhe me pas e qau dhe e vajtoi, njesoj si Sali Berisha me Azem Hajdarin?
Kur shqyptaret do te fillojne te behen si te gjithe popujt e tjere te rajonit dhe BE-se?
Jemi ne pritje te ketyre pergjigjeve per mese 23 vjet, ne masa gri e popullates qe votuam per ndryshimin e VERTETE dhe jo per ndryshime kozmetike.
Nastradin ! Ti i perket Mesjetes dhe nuk dihet si je ngritur nga gjumi letargjik. Ti merru me te shkuaren, shumica e shqiptareve do te merren me te sotmen dhe te ardhmen,
Kam frike i dashur Malok ,se e sotmja me gjithe te ardhmen do te shkruhen nga e shkuara .Ne fakt jam e sigurt per kete .
A e dini pse ???
Sepse per te ndertuar te ardhmen duhet te dish te shkuaren .
Pra duhet te dish ku ishe dhe te kuptosh ku do shkosh .
Ja po te jap nje shembull konkret .
Dje te qeveriste 20 % , tunde pak koken …uh prape ai qenka …Kryetar
I dashur Malok injorant ,lexoe me mire mesjeten ,se do mesosh qe je ende ne fazen e evolucionit …nuk ju ka ikur ende bishti .
E dashur rini pragmatiste ,lerini studimet .Merruni me forumet partiake ,qetesoni hormonet e sekretareve politik sepse partia te don fort te ben drejtoresh …dhe me LENKA CUKON ,keshtu veproi baba juaj …nga koperativiste u be sekretare e …udheheqjes .
Rrnofte partia dhe Haleati !
Mbyllni gojen o milet,do qeverise E.Rama me ata qe mendon ai ,jo me ata qe mendoni ju,lereni qeverine te filloje punen,kur te vije koha beni komente,urojini keta te rinj te shkolluar e te paster,por sejcili kush mund te jape mend me shume,ku ishit me pare apo ju kish ngelur buka ne goje,Suksese te gjithe te emeruarve dhe paci rezultate per te nxjerre ne drite kete vend.
Shume mire qe eshte gjaku i ri dhe te formuar intelektualisht ne vitet e demokracise. jane e ardhmja e shoqerise qe duam te ndertojme. Nuk shkohet me drejt europes dhe demokracise brilante me ish komuniste si saliu e kompania e dosjexhinjve qe e ndjek nga pas. Ky grup qeverises eshte totalisht i distancuar nga e kaluara diktatoriale dhe mendesite e se kaluares qe lame pas. Ky fakt duhet qe te na gezoje qe te gjitheve dhe te na bej qe te ndjehemi krenar per brezin e ri te intelektualeve qe nuk e lidh asgje me komunizmin enverist e saliist.
Jemi ne rruge te mbare.
Kukuvajkat le te bejne zakonin qofte edhe ketu mes nesh
O Nasradin, po ti pergjigjen ne byth e ke. Na ishte njehere nasradini dhe bemat e ti…
Po ti me mire thuaj jam “LESHI se sa NASRADINI”