Emërimi i Avokatit të Shtetit në Durrës, përplasje PD-Avokaturë

redaktor

Partia Demokratike dhe Avokatura e Shtetit janë përplasur sot lidhur me emërimin e ish Avokatit të Shtetit për Durrësin. Në një deklaratë për shtyp, PD denocoi një tjetër emërim të qeverisë Rama, e konkretisht emërimin e Avokati të Shtetit për Durrësin, Skerdilajd Dalipi, i cili sipas demokratëve u dënua para një muaji me 6 vite burg për shpërdorim detyre në bashkëpunim dhe vazhdon të mbajë të njëjtën detyrë. “Me Edi Ramën, mund të jesh në proces gjyqësor i akuzuar për korrupsion, po mund të jesh edhe i dënuar për korrupsion, dhe sërish kap një zyrë të rëndësishme të shtetit”, tha zëdhënësja Laura Vorpsi.

Por për Avokaturën e Shtetit Dalipi nuk ka qënë i dënuar në kohën kur u emërua në këtë institucion dhe sot, kur ai ka dhënë dorëheqjen për shkak të një procesi gjyqësor ndaj tij, rezulton i padënuar, pasi vendimi i gjykatës së shkallës së parë ndaj tij është pezulluar.

Avokatura e Shtetit sqaroi se bazuar në dëshminë e penalitetit, në kohën e emërimit në detyrë, por edhe sot, është i padënuar.

Share This Article
1 Comment
  • A KA MBETE NDINJE PIKE MORALI,PO PER NJE ROJE OBJEKTI KERKOHET DESHMIA E PENALITETIT E NJEMIJE DOKUMENTA PER INTEGRITETIN E TIJE,E PER AVOK. E SHTETIT,JO ESHTE PARADIKS I MADH,QE PERDITE PO JEP NOTA NEGATIVE………sh.keq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *