Ka nisur mbledhja e komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, ashtu sikurse ishte paralajmëruar. Burime nga mbledhja bëjnë me dije se po diskutohet projekt-ligji për vlerësimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve.
Gjatë mbledhjes, misioni i Bashkimit Evropian, Euralius, po prezanton projektligjin e rishikuar pas opinionit prej 55 faqesh të Partisë Demokratike.
Ora News bën me dije se Partia Demokratike është njohur vetëm mbrëmjen e shkuar për draftin ligjor dhe nga një vështrim i shkurtër, janë përgatitur opinionet për 25 nenet e para të pr/ligjit, për të cilat PD i ka dyfishuar në 47 nene.
Nenet në fjalë kanë të bëjnë me procedurat për emërimin e gjyqtarëve si dhe për nenet e përzgjedhjes së anëtarëve të komisioneve që do të bëjnë përzgjedhjen e gjyqtarëve. Partia Demokratike në një far mënyre rrëzon komplet draftin e pr/ligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve, duke propozuar thuajse një draft komplet të ri.
Ja çfarë thotë drafti i partisë Demokratike për procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurëve
Në nenin 4 të draftit, flitet për subjektet e rivlerësimit, ku në këtë listë përfshihen sipas draftit, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, Prokurori i Përgjithshëm.
Gjithashtu, në listë përfshihen edhe gjyqtarët dhe prokurorët e shkallës së parë dhe të apelit; Kryeinspektori dhe inspektorët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë; këshilltarët ligjorë pranë Gjykatës Kushtetuese apo Gjykatës së Lartë, si dhe ndihmësit ligjorë pranë Prokurorisë të Përgjithshme apo gjykatave administrative.
Në pikën 3 të nenit, thuhet se “e humbasin të drejtën e rivlerësimit dhe përjashtohen nga procesi menjëherë të gjithë ata që janë shkarkuar nga detyra me vendim përfundimtar ose kanë dhënë dorëheqjen”.
Në nenin pasardhës, opozita propozon se kush mund të jetë objekt i rivlerësimit. Në draftin e propozuar nga Partia Demokratike, thuhet se “Procesi i rivlerësimit përfshin kontrollin administrativ të tre kritereve: a) Ligjshmërisë së pasurisë; b) Pastërtisë etiko-morale të figurës; dhe c) Aftësive profesionale”.
Në pikën 2 të nenit, thuhet se vlerësimi i ligjshmërisë së pasurisë bëhet në rastet kur zotëron pronësi apo pasuri më të madhe nga ajo që mund të justifikohet ligjërisht.
Organet e rivlerësimit gjatë ushtrimit të kompetencave të tyre janë të detyruara që të bashkëpunojnë dhe mbështesin vëzhguesit ndërkombëtar të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, me qëllim që t’i mundësojnë atyre ushtrimin e të drejtave dhe përgjegjësive të parashikuara në nenin B të Ankesit të Kushtetutës.
Organet e përfshira në procesin e rivlerësimit janë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Apelimit në Gjykatën Kushtetuese dhe Komisionerët Publik. Procesi i rivlerësimit realizohet nga KPK, një organ administrativ i pavarur, me mandat funksionimi 5 vjeçar. Shqyrtimi i ankimeve ndaj vendimeve të KPK bëhet nga Kolegji i Apelimit, një organ gjyqësor i pavarur, me mandat funksionimi 9 vjecar
KPK përbëhet nga 12 anëtarë. Kolegji i Apelimit përbëhet nga 7 gjyqtarë. Institucioni i Komisionerit Publik përbëhet nga 2 komisionerë.
Funksionarët e organeve të rivlerësimit mund të përfitojnë një pagesë mujore shtesë për shkak të vështirësisë në punë, deri në masën 20 % të pagës së tyre, sipas rregullave, në nivelin dhe në rastet e përcaktuara me vendim të Kuvendit.
Funksionarët e organeve të rivlerësimit mund të përfitojnë një pagesë mujore shtesë për shkak të vështirësisë në punë, deri në masën 20 % të pagës së tyre, sipas rregullave, në nivelin dhe në rastet e përcaktuara me vendim të Kuvendit.
Kane mbrojtje të veçantë nga shteti– Funksionarët e organeve të rivlerësimit, personat e lidhur me ta, personeli i organeve të rivlerësimit, si dhe personeli mbështetës i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, gëzojnë të drejtën të kenë mbrojtje të veçantë nga shteti për jetën, shëndetin dhe pasurinë e tyre, sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e veçantë.
Ku do marrë paratë- Buxheti i secilit organ të rivlerësimit është zë i veçantë në Buxhetin e Shtetit. Kontrolli financiar i organeve të rivlerësimit kryhet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Te rrezosh perfaqesuesin e Bashkimit Europian,Euralius,don te thote se akoma nuk asht miratue Reforma ne drejtesi.
Pluralizmi shqiptare perfaqesohet formalisht si pranimi i pluripartive.Po ne fakt kemi pluralizem partiake me batakqi partiake politik me seli SHQUP-in.
Institucionet Europiane te Bashkimit Europian si dhe ato Amerikane jane asnjanese.Nuk mbeshtesin asnji parti.Qellimi kryesor i tyre asht qe shqiperia te behet shtet dhe ti sherbej popullit ne gezim te lirise dhe drejtesise se vertete.