Emërimi i magjistratëve, shtyhet për nesër mbledhja e KLD-së

Ornela

Shtyhet për nesër në orën 18:30 mbledhja e KLD pasi nuk u plotësua kuorumi.

Në pikën e parë të rendit të ditës, është kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Administratives në Shkodër, Ahmet Jangulli.

Pika që parashikohet të sjellë debat është ajo mbi raportin e Inspektoratit mbi gjendjen e gjykatave në Shqipëri. Numri i gjyqtarëve është i reduktuar në disa gjykata, për shkak të shkarkimeve nga Vettingu dhe largimet. Gjykata e Kavajës dhe e Lushnjes kanë më pak se 5 gjyqtarë.

Raporti i Inspektoratit do të nxjerrë në pah realitetin ku ndodhet situata e gjykatave shqiptare. Ndërsa një tjetër pikë që është pjesë e rendit të ditës është kërkesa e magjistratëve për emërim.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *