Emërohet drejtori i ri i Hipotekës në Elbasan

Bora Basholli

Drejtori i ri i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (Hipotekës) në Elbasan është Astrit Hazizi.

Ky i fundit zëvendëson në këtë post Mariglen Dishën i cili u emërua drejtor i ALUIZNI-t në Tiranë një ditë më parë. Disha ka drejtuar prej dy vitesh zyrën e Hipotekës në Elbasan.

Më herët ai ka punuar si Drejtor i Legalizimeve në Elbasan në mandatin e parë të Partisë Socialiste. Ndërkohë Hazizi njihet si specialist i fushës, pasi dhe më herët ka mbajtur postin e nëndrejtorit në këtë institucion.

Ai ka premtuar se do të vazhdojë traditën e mirë të punës së krijuar gjatë viteve të fundit në ZVRPP Elbasan.

 

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *