Emrat e rrugëve shkaktojnë debat fetar në Bashkinë e Shkodrës

Elton Tafaruci

Këshilli bashkiak i Shkodrës është kthyer në një arenë debatesh jo vetëm politike.

Anëtari i këshillit bashkiak (PMDL), Mustaf Lici ka kundërshtuar vendimin për të bërë ndryshimin, nga 5 rajone që ka Shkodra, në 5 lagje sipas reformës territoriale.

Duke marrë shkak nga ky ndryshim, që Lici e quan një asimilim të Shkodrës së vjetër, hedh akuza se në lagje myslimanësh janë vendosur emra katolikësh që nuk i njeh askush por thjesht ishin miqtë apo shokët e komisionit që mori vendim në 2006-ën, që më pas u miratua edhe në këshillin bashkiak të asaj kohe.

“Këto lagjet që keni vendosur për t’u vënë numrat 1, 2, 3, 4, 5, ne nuk jemi ndonjë popullatë aq e madhe sa në Kinë. Shkodra ka një kulturë dhe lagjet kanë emrat e vet, ‘Skenderbeg’, ‘Sarreq’, ‘Kiras’, ‘Rus’. Cila është arsyeja që i asimiloni me numra? Në një rrugë në ‘Kiras’ që është pronë e imja dhe që e kemi lënë për të kaluar komshinjtë, Rudolf Rasha ka vendosur një emër që ka dashur vetë. Keni vendosur në ‘Udha Kryq’ (lagje myslimanësh), aty ku ju kanë thyer tabelat qytetarët, dhe e dini shumë mirë. Ky qytet është i ndjeshëm dhe mos e ço Gjonin atje, Zefin në ‘Kiras’. Gjonin çoje te Gjoni dhe Zefin te Zefi, se ky qytet është i ndjeshëm te komunitetet fetare. I keni vendosur emrat si keni pasur dëshirë. Rrugët dhe lagjet kanë pasur identitet dhe ju e keni prishur identitetin. Do të kërkoj një rishqyrtim për këta emra dhe do t’i rrëzoj ato vendime që ju keni marrë. Jepini moralin gjithkujt. Çoni një emër katolik në ‘Kiras’ ku ai s’ka kaluar asnjëherë atje. Po ta kishte zënë gjyshi në atë kohë, do e kishte kapur për hajdut bagëtish. Çoje atje ku e meriton, por jo në ‘Kiras’”.

KRYEBASHKIAKJA
Një shpjegim bëri edhe kryetarja e bashkisë, Voltana Ademi. “Duke iu rikthyer ligjit të adresave, dua të them se ligji nuk i njeh lagjet e vjetra dhe ligji parashikon emrin e rrugës dhe numrin e banesës. Duke iu referuar asaj që përcakton ligji, përbëhet nga element si emri i qarkut në të cilin ndodhet rrethi, që do të thotë që do të duhet të rifreskohet ky ligj, sepse ne nuk kemi më rreth, por që përfshin qytetin, fshatin, ku është ndërtesa, emrin e bashkisë, njësisë, emrin e bulevardit, rrugës, rrugicës, sheshit dhe numrin rendor të ndërtesës”.

REAGIMI PAS PUSHIMIT
Pas një pushimi 30-minutësh për shkak të acarimeve nga debatet, Lici tha se ka emra që kanë dhënë kontribut, të cilët nuk mund të kontestohen.

“Ka pasur persona të pakontestueshëm për emra rrugësh dhe jo miqtë e Rudolf Rashës apo ndonjë tjetri. Ka pasur emra të pakontestueshëm, si Sami Repishti, Arshi Pipa, At Zef Pllumi, Nënë Tereza, Hafiz Sabri Koçi, dhe kudo t’i çosh, këta nuk kontestohen, sepse kanë kontribut për Shkodrën. Ju vendosët emra shokësh, miqsh e dashamirësh dhe i çuat ku deshët ju. I kërkoj këshillit që, në një mbledhje të afërt të menaxhohet sistemi i emrave për rrugët dhe të vendosen emrat e figurave që kanë dhënë kontribut të lartë për këtë qytet”.

Share This Article
8 Comments
  • Nuk i lecon me njeri tabelat e emrave te rrugeve dhe shkollave se e ka mire z Lici emrat e rrugeve e shkollave jane ndryshuar disa here ne keto 27 vjet demokraci .
    Teorine e ndrimit te emrave te rrugeve e instuticioneve e solli PDja kur erdhi ne pushtet duke mos qene ne gjendje te ndertonte por te shkaterronte mendoj per ato qe mbeten te u ndryshoje edhe emerat , se pari ne lagjen e z.Lici ne Kiras nderroj emrin e shkolles nga shkolla Perlat Rexhepi hero i popullit ei vune emrin shkolla Azem Hajdari ish anetar i PDse ose stadiumit Vojo Kushi hero i popullit i vene emrin Loro Borici ish shok i Rashes .
    nUK Duhet te luhet me heqje e vendosje emrash , ne qofte se nje force politike ben nje rruge ase nje veper te re le te ja veje emrin po jo te luhet me gjakun e djeresen e brezave qe ndertuan Shqiperine .

    • Vojo Kushi hero i popullit ?! – pa pike lidhjet me sportin, dhe ti thu qe kan ba gabim qe i kan vendos emrin Loro Borici. Kaq dashakeq me ken mor pac ???

      Loro Borici para se me kene shoku i Rashes, asht Loro Borici.

      Jam edhe une dakort qe nuk duhet me i ndryshu rrenjesisht emrat e vendeve, por me te dhane mend Tat Lici ashte fundi i botes.

      Kush nuk asht pri shkodret edhe e lexon i kyt artikull besoj se mendon qe z.Lici ka fole bukur, kurse kush asht pri shkodret edhe e lexon kam kryt ngrushta. Cdo shkodran e dit qe Lici nder 24 ore, 20 ore e gjen ne Kazino, tek dollari tu lujt bixhoz.

      Tat Lici asht zgjedh anetar i bashkise me votat e magjypve, edhe kto vota ja ka marre tu i ndertu nje xhami te ura e buns, por harroi me i cu nai kashat buk.

      I thash tana kto sepse do me i than shkodranve qe para se me u marr me emra, a esht katolik apo mysliman, duhet me u marr me injorance qe mbizoteron ne ate bashki.

    • Po cfar lidhjet ka vojo kushi me sportin mor pac ? Apo hajt futja si kau peles .ne lagjen ku jeton ai bixhoslia injorat mustaf lici eshte nje geto si ato laxhet avgane injoranc e ndytsir .ka Met mustaf lici ti jape mend shkodranve

  • Shkodrane,kijani mendjen! Ne xhami i kisha behuni musliman e katolik te devotshem ndersa ne vende publike jeni vetem shqiptare!!! Bashkia le te jene vend i qytetareve te bashkuar tok per interesin e shkodraneve.Jeni vllazer nga gjaku e qe vlene si themel per tolerancen fetare. Intoleranca le te vleje vetem per ceshtje politike!

  • Rozafa!!!
    Nuk dukesh dhe aqe intelektuale sa pretendon!!!!!
    Mustafa Lici asht antare I keshillit bashkiak dhe nuk ka lidhje Kush I dha voten. Ata qe ti I quan magjype jane shtetas shqiptare dhe ne listat zgjedhore te shtetit!!
    Dike e votojne magjype,diken shaljanet etj.

    • Ata qe i quaj un magjyp jan shtetas, te cileve shpesh i kane shku me premtime sa per vote dhe nje m.. te madh kan ba. I kan lan ne varfni ekstreme.

      Mustafa Lici asht antare i keshillit bashkiak edhe asht bixhozli tan diten. Kjo asht fatkeqsia per shkodren. Me i dal zot At. Zef Pllumit zoti Mustaf, kjo eshte fatkeqsi per shkodren.

      Edhe shkodran qe mendojne si ti jane fatkeqsi per shkodren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *