Emery: Na duhet patjetër një lojtar si Neymar

redaktor

Për të fituar Ligën e Kampionëve, duhet të kesh një lojtar si Neymar.

Ky është mendimi i trajnerit të PSG-së, Unai Emery.

Ditën e sotme Emery është shfaqur në një konfernencë për media.

Është folur shumë se Neymar mund të largohej nga Barcelona.

Ka qënë zëvëndës-presidenti I Barcelonës ai që e ka mohuar largimin e brazilianit .

PSG janë gati të paguajnë klauzolën e tij prej 222 milionë eurosh.

“PSG-ja dëshiron lojtarët më të mirë në botë,të cilët janë në klubet më të mira në botë.

Nëse duam të konkurrojmë me skuadra si Bayern München, Barcelona, Real Madrid dhe të fitojmë Ligën e Kampionëve, duhet të kemi një nga pesë lojtarët më të mirë në botë.

Po përpiqemi që këtë verë ta blejmë një të tillë.

Neymar është në pesëshen më të mirë në botë.

Presidenti dhe klubi kanë punuar me vite për të tërhequr lojtarët më të mirë.

Skuadra, por edhe tifozët, do të ishin të lumtur për këtë, edhe pse nuk është e lehtë.” – është shprehur Emery.

dh.th

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *