Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Emigracioni, KE miraton axhendën e re
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Emigracioni, KE miraton axhendën e re
Bote

Emigracioni, KE miraton axhendën e re

Ornela
Published May 13, 2015
Share
SHARE

Komisioni Europian ka propozuar sot krijimin e sistemi të përkohshëm kuotash për shpërndarjen mes të gjithë shteteve anëtarë azilkërkuesit që ndodhen në Bashkimin Europian, ashtu si dhe një mekanizëm për të pritur 20 mijë refugjatë nga vendet e treta. “Duhet të transformojmë në veprime fjalët tona”, tha zëvendës presidenti i KE-së, Frans Timmeramans gjatë një konference për shtyp.

“Duam të asistojmë shtetet anëtare në mënyrë që t’i jepet fund kasaphanës humanitare e të ofrohen zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjata të një fenomeni që nuk do të zhduket vetëm po nuk e përmende”, ishin ndër të tjera fjalët e tij. Sistemi i kuotave do të funksionojë në mënyra të ndryshme. Për 20 mijë refugjatët e rinj që ende nuk ndodhen në territorin e BE-së ndarja do të bëhet në mënyrë vullnetare në fillim, por ndoshta më vonë në mënyrë të detyrueshme sipas tabelës.

Gjermania do të marrë 15,43% (3086), Franca 11,87% (2.375), Italia 9,94% (1989) dhe Spanja 7,75% (1549). Në këtë projekt përfshihen refugjatët nga e gjithë bota dhe që UNHCR do të ndihmojë për identifikimin e tyre.

Për azilkërkuesit që janë në Europë do të ndarja do të bëhet sipas tabelës që përfshin disa faktorë (GDP, popullsinë, punësimin etj.) në çdo zonë. Kështu Gjermania do të marrë 18,42% të një sasie ende të papërcaktuar, Franca 14,17%, Italia 11,85% dhe Spanja 9,1%. Për më tepër axhenda 2015 përcakton një financim prej 30 milionë eurosh për programet rajonale të zhvillimit dhe të mbrojtjes.

Skema e miratuar nga Komisioni duhet të marrë edhe miratimin e qeverive të vendeve anëtare. Propozimi i një zgjidhjeje përfundimtare do të prezantohet brenda fundit të majit. Britania e Madhe, e cila ka shprehur tashmë refuzimin e saj për këtë nismë, Irlanda dhe Danimarka mund të mos marrin pjesë në shpërndarjen e refugjatëve, pasi klauzola e zgjedhjes ua mundëson këtë. /DITA

Ornela May 13, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?