Edhe pse skema e sigurimeve në vendin tonë është mjaft problematike, madje një ndër reformat e munguara, e kontestuar kjo dhe nga institucionet ndërkombëtare, emigrantët shqiptarë derdhin kontributin vullnetar, për të bërë të mundur marrjen e një pensioni pleqërie. Një mënyrë e re e ardhur për këtë shtresë është dhe “oferta” verore e ardhur nga Instituti i Sigurimeve Shopërore. Kështu emigrantët, të cilët do të paguajnë paradhënie kontributet vullnetare të sigurimeve shoqërore për efekt pensioni, mund të përfitojnë një ulje prej 6 për qind të shumës. Drejtues të ISSH-së shprehen se të gjithë ata emigrant që do të paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore për një periudhë kohore prej 3 muaj do të kenë një ulje të kësaj mase në 1,5 për qind, për pagesën 6-mujore do të kenë një ulje prej 3 për qind, ndërsa kush lidh kontratën paraprake për një vit do të ketë një zbritje prej 6 për qind të shumës së kontributit. Aktualisht, niveli minimal i kontributit vullnetar për sigurimet shoqërore për emigrantët është 4.110 lekë në muaj, ndërsa në vit arrin vlerën e 49.320 lekë. Sipas statistikave zyrtare, në skemën vullnetare të sigurimeve shoqërore janë të regjistruar rreth 27.300 emigrantë.
NUK DUHET TE SIGUROHEN NE SHQIPERI SE NUK KA ASNJE GARANCI SISTEMI I SIGURIMEVE ,ATA DO I PERDORIN LEKET PER SHPENZIME TE TJERA!!!