Emigrantët, dyndje në portin e Durrësit dhe kufirin grek

Dita

11 mijë udhëtarë dhe 1.500 makina priten të hyjnë në vendin tonë gjatë kësaj të diele nga vendkalimi kufitar i Portit të Durrësit.

Paradite kanë mbërritur në port 5 tragete të linjave detare me portet italiane të Barit dhe Ankonës, ndërsa në mbrëmje priten 2 tragete të tjera.

Në port u ankorua këtë të diel edhe kroçera “Sirena”, me 714 turistë të huaj.

Kapiteneria e Portit detar të Durrësit ka bërë me dije se ka marrë të gjitha masat për një mbarëvajtje të shpejtë e të sigurt të situatës në terminalin e udhëtarëve.

Një fluks i shtuar është regjistruar edhe në jug të vendit. Emigrantët shqiptarë dhe turistët e huaj, të cilët pritën dje me orë të tëra në doganën e Kakavijës, pasi policët grekë punonin me personel të reduktuar, sot gjenden në tokën greke.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *