“Fshesa” greke ndaj emigrantëve me dokumente të parregullta vazhdon. Për muajin Mars 2016, nga Greqia janë dëbuar 1832 emigrantë, nga këta 855 janë shqiptarë.
Shifrat janë bërë publike nga policia greke, e cila shton se mes emigrantëve të dëbuar janë edhe ata që kishin hyrë ilegalisht në shtetin grek nga kufiri jeshil.
297 nga Pakistani, 202 nga Maroku, 70 nga Iraku, 69 nga Irani, 57 nga Bangladeshi, 50 nga Algjeria, 36 nga Gjeorgjia, 33 nga Turqia dhe 17 vetë nga Afganistani janë dëbuar gjithashtu nga shteti helen.
