Emigrantët, Europa dhe feja

Dita

Udhëheqësit e Francës dhe të OKB-së dënuan sot zyrtarët, të cilët kanë thënë se Europa duhet të pranojë vetëm refugjatë nga Lindja e Mesme që janë të besimit të krishterë.

Pasi dy kryetarë bashkie në Francë thanë ditët e fundit se do të pranonin në qytetet e tyre vetëm refugjatë të krishterë dhe jo refugjatë myslimanë, Ministri i Brendshëm i Francës Bernard Cazeneuve e kritikoi qëndrimin e tyre në një intervistë televizive.

“Nuk jam në gjendje ta kuptoj këtë dallim”, – tha ai. “E dënoj dhe e cilësoj këtë një qëndrim shumë të keq”. Në Siri janë duke u persekutuar një numër pakicash. Të krishterët nga Lindja e Mesme duhen mirëpritur, por ka edhe myslimanë dhe pakica të tjera që janë persekutuar atje me të njëjtin barbarizëm.”

Në kushtet kur Europa është duke u përballur me fluksin më të madh të imigrantëve që nga Lufta e Dytë Botërore, kryeministri hungarez i krahut të djathtë, Viktor Orban, ka thënë se bashkështetasit e tij janë “të frikësuar” se në se Europa pranon një numër kaq të madh myslimanësh nga Siria, Iraku, Afganistani dhe vende të tjera, kjo do të minonte rrënjët kristiane të Europës.

“Është absurde të mendosh, – tha zoti Orban, – kur gjermanët thonë se kanë për të shpenzuar miliarda dollarë për të ndihmuar të porsaardhurit, në vend që t’u japin para vendeve përreth zonës së krizave, ku duhet t’i ndalin emigrantët. Kjo do ishte diçka më e mirë për të gjithë. Do të kushtonte më pak. Qëndrimi ynë nuk duhet të vihet aspak në pikëpyetje për nga morali”, – tha kryeministri hungarez.

Slovakia fqinjë muajin e kaluar njoftoi se do të pranonte vetëm emigrantë të krishterë, ngaqë atje nuk ka xhami, gjë që sipas zyrtarëve do t’ua bënte imigrantëve të vështirë integrimin në këtë vend.

Peter Sutherland, përfaqësuesi i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon për emigracionin dhe zhvillimin, tha sot se zgjedhja e refugjatëve të krishterë për favorizime kundrejt atyre myslimanë, përbën shkelje të parimeve bazë të Kombeve të Bashkuara.

Share This Article
5 Comments
  • Ka dy te verteta ne çeshtjen e emigranteve myslimane qe po dynden ne Europe:
    E para – Eshte Perendimi, kryesisht Amerika dhe Europa, qe shkaterruan me te tera Irakun, Libine dhe Sirine. Per interesa te turbullta. Shkaterrim qe do vazhdoje per dhjetra vjet. Tani keto vende duhet te marrin persiper pasojat e veprimeve te tyre.
    E dyta – Dyndja e myslimaneve ne Europen e sotme ve ne rrezik themelet e ketij kontinenti. Pasi koha dhe faktet kane treguar se myslimanet jane te paintegrueshem ne kulturen e krishtere dhe laike te Europes. Dhe nje pjese e tyre jane edhe armiqesore me kete qyteterim. Pasojat do te bien mbi popujt autoktone te Europes, qe do paguajne per idiotesine dhe bebezine e udheheqesve te tyre.

    • Une nuk e di se sa te verteta ka ne kete mes.Por ajo qe eshte e papranueshme eshte fakti se eksponente politik europiane po e nxjerrin fytyren e tyre prej rradikali te rrezikshem fetar.Megjithese jam i krishtere,nuk pajtohem ne asnje menyre me mendimet e tyre per rrezikun e krishterimit ne europe.Ketu nuk eshte shprehur ne kete menyre vete Papa Francesku.Si ka mundesi qe shprehen keshtu keta politikane?Ne qofte se do te ishte i mundur rikthimi ne pushtet i forcave neonaziste,keta eksponente politik do te perbenin berthamen e atij pushteti

  • Emigrantet jane problem mbare boteror,nuk jane vetem Evropian,do te thote qe te gjitha shtetet e botes duhet ti pranojne, duke pjestuar numurin e tyre me numurin e gjithe shteteve te botes.
    Sa i takon c’do shteti,aq emigrante te mare,ndryshe ai shtet tatohet trefish,parate shkojne ne shtetet qe marin emigranmtet.
    Forumi i paqes per tre dite ne Tirane,edhe per problemin e emigranteve diskutoi,te gjithe perfaqesuesit fetare te feve te ndryshme te botes, s’ka si mos jene dakort qe, emigrantet siriane duhen ndihmuar nga c’do shtet.
    C’llogjike kane ata Kuvaitiane qe deklaruan se:Nuk pranojme refugjate ngaqe s’jane si ne?ky
    Ky zoteria koli,c’thote per kete ide kuvaitaiane?

  • Kjo BE eshte e pafuqishme te ndale vershimin klandestin. Ky vershim do jete i pa ndalshem deri kur Europa te asgjesohet prej afro-aziatikeve, ose te reagoje duke ndaluar kete pushtim te heshtur. Ardhja klandestine nuk ka afat, nuk ka te ndalur. Ndalimi do behet nga brezat e ardheshem qe do mallkojne kete BE te sotme per kete dorezim ndaj pushtimit mbase me te keq qe Europa ka pare.

  • Shtetet qe pranojne emigrante,kane arsye te shumta dhe te qarta,- pakesimi i popullsise,perzjerja e gjakut,krahu i lire i punes,mbajtja ne kembe e sigurimeve e pensioneve,ruajtja e standartit te jeteses etj.etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *