Emigrantët, mediat greke-Ramës: Kujto shqiptarët

Dita

Deklarata e kryeministrit Edi Rama se Shqipëria nuk do të hapë kufijtë për refugjatët nuk ka kaluar pa u komentuar në mediat greke.

Televizionet publike ERT3 dhe ERT kanë transmetuar pjesë nga emisioni “Top Story” me komentin: “Rama, duke parë që vendet fqinje po reduktojnë gradualisht hyrjen e refugjatëve, ka deklaruar se nuk do të lejojë që Shqipëria të bëhet një korridor i ri kalimi për ta”.

“Shqipëria nuk do të hapë kufijtë e saj ndaj refugjatëve”, është titulli i proqeveritares “Avgji”, që vë në dukje masat e rrepta në kufijtë me Greqinë dhe Maqedoninë.

“Mbyllim kufijtë. Nuk do shpëtojmë ne botën”, është titulli i artikullit që publikon e përditshmja “Ta Nea”.

Disa nga mediat greke i kanë rikujtuar kreut të qeverisë shqiptare kohën e 25 viteve më parë kur mijëra shqiptarë gjetën strehim në Greqi dhe në Itali.

Share This Article
2 Comments
  • Po ju evgjitet e greqise na paskeni dale neper gazeta sa leke keni marre ju nga europa qe i hapet dyert tuaja. Keni marre 600 miliard euro ju kane kalbur ne para . Ju porte e shpuar keni qene gjithmone ju i late ata te kalojne dhe refugjatet i morri gjermania jo juve.Prandaj mbylleni gojen e mos na jepni mend. Ne skemi buke per vete jo te shtojme me probleme. Shume mire Z.Rama mos i shto teleashe vetes .Shqiperia eshte ne emigracion per vete si mund te hapi portat kur ajo ska per veten e saj.Per keto gjera e doni shqiperine ju dhe Ramen por kur vjen puna te ndihmohet shqiperia beni sikur nuk merrni vesh.Hajde tutje ju mos na nderhyni se per ke do hapim portat ne.Mbroni vendin tuaj ate beni mire juse per mend kemi vete skemi nevoje nga ju.Fatkeqesi e madhe qe ju kemi komshinj jo te mire.

  • Z Kryeminister mos degjo ,dhe mos bjere pre e politikes anti EU Greke,por qendroje kshilles qe dha kancelari austriak.Refugjatet qe do te vijne nga siria pas vendosjes se traktatit te paqes atje, mund te jene bashkpuntore te basharit .Gazetat greke te tregoje shifrat e refugjateve shqiptare te vrare nga ushtaret grek ne kufi.Greqia deshiron destabilizimin e Shqiperise.Qeveria shqiptare duhet te gjeje mundesine per te sistemuar shqiptaret qe jane drejt kthimit ne atdheun e tyre ?per arsye te papunsise dhe diskriminimit qe u behet ne ato vende ku jane emigrante ,dhe nje nder ta eshte shteti grek.çorben qe gatoje greqia me bashkpuntoret e saje anti EU, ta haje vete..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *